Ky serial parashihet të jetë më i suksesshëm se “La Casa de Papel”

Nëse jeni kyçur në Netflix këtë javë, ka të ngjarë që t’ju shfaqet një klip që përmban maska të çuditshme dhe njerëz të veshur me jumpsuit: mirë se vini në Squid Game.

Trilleri i mbijetesës është aktualisht shfaqja televizive më e shikuar në gati 80 vende. Duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i Netflix i të gjitha kohërave ishte Money Heist. Një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final.

Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se Squid Game “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Cila është premisa e “Squid Game”?

Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare. Mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte, transmeton ‘prive.al’.

Është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hëang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.

Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij viscerale dhe të egër.

LEXO EDHE: Ja cila është arsyeja që kënga “Bella Ciao” është paraqitur në “La Casa de Papel”

Fansat e serisë së famshme ‘La Casa de Papel’ e dinë se përveç këngës “Jeta ime po shkon’ të Cecilia Krull, një melodi tjetër që dëgjohet shpesh në seri është kënga popullore italiane “Bella Ciao”.

Shikuesit për herë të parë janë takuar me këngën e kënduar nga Profesori dhe Berlini, vëllai i tij më i vjetër. Përgjatë, një prej narracioneve të Tokios, ajo u jep shikuesve pasqyrën e kuptimit të idesë së serialit.

Jeta e Profesorit sillet rreth një ideje. Rezistencës

“Gjyshi i tij i cili ka luftuar kundër fashistëve në Itali, i mësoi atij këngën – dhe ai na mësoi neve”, thotë personazhi i shfaqjes, Ursula Corberos.

Nëse shikuesit i kushtojnë vëmendje, ata do ta vërejnë se kënga lëshohet përgjatë momenteve të mëdha në shfaqje. Në sezonin 2, kemi dëgjuar se hajdutët gjejnë një rrugëdalje nga Fabrika e parave – dhe përsëri kur Policia zbulon se si u futën në vendin e parë në atë fabrikë.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU