La Fontaine: Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur kurrë…

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit francez, Jean de La Fontaine:

Sa të jesh gjallë, kurrë mos i gjyko njerëzit nga dukja e jashtme.

Lëre padijen të flasë si dëshiron, mësimi ka vlerën e tij.

Njeriu ka gjithmonë nevojën e dikujt tjetër më të dobët se vetja.

Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin; ky është ligji i natyrës.

Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia e vërtetë është edhe më e rrallë.

Motoja e njeriut është më mirë të vuajë se të vdesë.

Pasioni më i fuqishëm është frika.

Ne na pëlqen t’i kqyrim të tjerët, por nuk na pëlqen të na kqyrin të tjerët.

Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur kurrë.

ObserverKult

LEXO EDHE: Dilan: Dashuria është gjithçka, pak rëndësi ka si e mendoni- pa të nuk bëni dot