La Rochefoucauld: Kënaqësia e dashurisë është të dashurosh

"Gremina e dashunis"

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, François de La Rochefoucauld:

Urtësia është për shpirtin si shëndeti për trupin.

Atij që s’i pëlqen askush është më i palumtur se ai që nuk pëlqehet nga askush.
 
Njerëzit e ndershëm të japin respekt për meritat e tua, të tjerët për pasurinë tënde.

Parapëlqejmë më shumë që të flitet keq për ne sesa të mos flitet fare.
 
Miku i vërtetë është më e mira e të mirave.

Gjëja më e vështirë për të gjetur në lidhjet dashurore është dashuria.

Ka një lloj dashurie të vetme, por me mijëra versione të ndryshme.

Kënaqësia e dashurisë është të dashurosh.

Derisa dashurohet, falet.

Në dashuri, shërohet më mirë ai që shërohet më shpejt.

ObserverKult