Lady Gaga flet për situatat e vështira që ka kaluar

Këngëtarja e njohur amerikane dhe njëkohësisht edhe aktore, Lady Gaga ka zbuluar se ajo qëndroi gjatë gjithë kohës në karakter gjatë xhirimeve të “House Of Gucci” ndërkohë që promovonte filmin edhe në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert.

36-vjeçarja Gaga ka treguar se ajo u angazhua plotësisht gjatë aktrimit në rolin e saj.

Këngëtarja u shpreh se: “Doja vërtet të bëja një punë të mirë. Dhe të qëndroja në karakter, gjë që për mua ishte thelbësore”. 

Gaga tha se kishte të njëjtën qasje me muzikën. Dhe se e sheh artin e saj si një fëmijë. Gjithashtu theksoi se karakteri i saj si Patrizia Reggiani, është i bazuar në një person real i cili është ende gjallë.

Ajo tha se kishte momente që njerëzit besonin se paratë ishin me të vërtetë në rrezik. Por në të vërtetë nuk ishin.

Stephen gjithashtu e pyeti se si ishte për të, që të këndonte Himnin Kombëtar gjatë inagurmit të Presidentit Joe Biden, transmeton ‘lapsi.al’.

Në lidhje me këtë temë ikona e pop-it është shprehur se: “Ishte një nga momentet ku jam ndjerë më krenare se kurrë ndonjëherë si muzikante dhe interpretuese. Çdo interpretues ka diçka që është kuptimplotë për të”.

Mua më pëlqen të bëj publikun të buzëqeshë. Dhe kisha dy minuta e 30 sekonda për të folur me të gjithë botën dhe mendova se mund të ishte një mundësi e mirë për t’i kënduar të gjithëve”.

Jo vetëm për fansat e Presidentit Biden dhe për njerëzit që votuan për të. Por për të gjithë botën, sepse të gjithë meritojnë dashuri”.

—————————————

LEXO EDHE: FJALËT E TMERRSHME TË ISH-TË DASHURIT QË NDIKUAN QË LADY GAGA TË ARRIJË SUKSES

Lady Gaga lindi në 1986 në Manhattan. Emri i saj është Stefani Germanotta. Që në fëmijëri ajo ishte shumë e apasionuar pas aktrimit dhe muzikës.

Në shkollë ajo ishte një fëmijë i heshtur dhe studionte shumë. Lady Gaga ishte një pianiste e trajnuar në mënyrë klasike dhe filloi të luante piano që në moshën katërvjeçare…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU