Lajm i keq për adhuruesit e grupit legjendar të rokut: “Lamtumirë…”

Aerosmith kanë njoftuar se do të nisin një tur koncertesh lamtumire, pas më shumë se 50 vitesh karrierë.

Ky tur do të nisë në 2 shtator, me koncertin e parë në Filadelfia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë tur janë caktuar 40 shfaqje, me të fundit që do të mbahet në 26 janar, në Montreal të Kanadasë.

Aerosmith përbëhet nga vokalisti Steven Tyler, kitaristi Joe Perry, basisti Tom Hamilton, bateristi Joey Kramed dhe kitaristi tjetër Brad Whitford.

“Do të festojmë 50 vitet që kemi bashkë në skenë. Jemi në një moshë që nuk e dimë sa shëndet do të gëzojmë ende. Kemi vite që nuk bëjmë një tur të mirëfilltë”, tha Perry.

Të gjithë anëtarët e Aerosmith janë mbi 70 vjeç, me këngëtarin Steven Tyler që është më i vjetri, 75 vjeç./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

“KURRË NUK E MENDOJA KËTË FUND”, SËMUNDJA “NXJERR” NË PENSION LEGJENDËN E MUZIKËS

Ozzy Osbourne ka njoftuar tërheqjen nga turi i koncerteve për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore.

Legjenda 74-vjeçare e “rock”-ut u diagnostikua me Parkinson 4 vite më parë. Nga atëherë ka pasur shumë probleme shëndetësore.

Pritej që këngëtari të niste turin evropian të koncerteve në maj, tur që ishte programuar fillimisht në vitin 2019 dhe që u shty plot 3 herë. Tani, ky tur është anuluar përfundimisht.

Koncerti i fundit i Ozzy Osbourne është zhvilluar në dhjetor të vitit 2018.

Me anë të një postimi në Instagram, ish-anëtari i grupit Black Sabbath, i kërkoi falje fansave: “Kërkoj ndjesë që ju kam zhgënjyer. Kurrë nuk e mendoja që ditët e mia të koncerteve do të përfundonin në këtë mënyrë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


“HARDH FEST” PRITET TË MBAHET NË SHTATOR, MUND TË VJEN ROCKERI I NJOHUR

Kantautori anglez Robert Plant, i cili në vitin 2011 ishte radhitur si lideri më i mirë nga revista e amerikane “Rolling Stone”, ka mundësi të vijë në Kosovë.

Por, nëse pandemia e pamundëson mbajtjen e aktiviteteve kulturore, vokalisti i grupit të njohur “Led Zeppelin” mund të mbajë koncert online.

Të paktën kështu janë planet e organizatorëve të festivalit “Hardh Fest” për edicionin e tyre të gjashtë, që pritet të mbahet në shtator.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult