Reperi Drakeo the Ruler ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të L.A., një burrë u transportua në një spital lokal në gjendje kritike, pasi u godit me thikë në prapaskenë në një festival në Los Angeles. Dy burime konfirmuan për “PEOPLE” se njeriu i transportuar nga festivali ishte Drakeo dhe treguan se ende nuk dihen arsyet e sulmit.
Drakeo i njohur për këngët “Impatient Freestyle” dhe mixtape Cold Devil u lirua në vitin 2019 nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje pas vrasjes së një 24-vjeçari në vitin 2016.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
RAMË LAHAJ, PËRKUNDËR LAJMIT TË RËNDË PËR VDEKJEN E NËNËS, VAZHDOI T’I KËNDOJ JETËS E ATDHEUT TË TIJ
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas koncertit të Ramë Lahajt.
Ky i fundit, i cili organizoi “Ramë Lahaj&Friends” në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, e ndërpreu në gjysmë pasi u njoftua për vdekjen e të ëmës.
Me këtë rast, Ahmeti e ka përgëzuar Lahajn duke thënë se përkundër lajmit të rëndë ai vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.
Postimi i plotë i Ahmetit :
“Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që jemi gjithë ne
Një natë e paharrueshme mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë!
Ramë Lahaj & Friends na mblodhën nën tingujt e muzikës klasike dhe kangës së bukur shqipe.
Jemi të lumtur që ky koncert u mundësua të mbahet në Prishtinë dhe falenderues ndaj organizatorëve, Filharmonia e Kosovës dhe në veçanti tenorit të jashtëzakonshëm Rame Lahaj, i cili përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës së tij vetëm pak orë para përformancës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.
Ramë, ngushëllime për nënën. Ajo padyshim se do të ishte krenare me ty, sikurse që…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult