Lamtumirë, aktorit që shqiptarët e deshën aq shumë

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i dashur, i paharruar për shumëkënd, Francesco Nutti.

Toskanasi i trishtuar mbylli sytë pas një periudhe të trazuar të jetës së vet personale që e kaloi në vetmi. Në atë vetmi që kaq shumë karakterizonte filmat e tij.

Një humor fin, njerëzor, i vërtetë, një buzëqeshje e palëvizur budiste të dikujt që e përshkroi kaq mirë Italinë dhe italianizmin në filmin e vet.

Nutti diti të ekspozojë pozitën komike, të brishtë të njeriut të thjeshtë, që teksa përplaset dhe keqkuptohet me jetën, shndërrohet me fatin e vet në një vëzhgues shumë të hollë të realitetit. Duke të kthyer buzëqeshjen edhe në një dramë. Sepse filmat e tij ishin kryesisht dramatikë edhe pse u zhvilluan dhe u shpalosen përmes humorit.

Modestia në veshje, ecje, pamje, të folur, ky ishte Nutti i dashur në filma.

Një anonim që donte të bëhej ushtar i fatit, atij fati të shtrënguar në kufijtë e një qyteti, një province, një mjedisi social depresiv. Duhet qeshur kurdoherë, por duke ditur se çfarë të duash.

Pavarësisht vlerësimeve të shumta, në kujtesë ai do mbetet për filmin “Gjithë faji është i parajsës”. Ky film ishte i mbushur me mesazhe, humanizëm dhe një fill aq të natyrshëm të fatit./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN

Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.

I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë dhe të mundimshme me kancer”.

Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.

Tekstin e plotë mun dta lexoni KËTU:

ObserverKult