Që nga fillimi i pandemisë, industria e muzikës bëri disa hapa mbrapa duke anuluar koncertet ‘live’ të cilat bënin bashkë mijëra njerëz.
Por duket se kjo periudhë e errët po lihet pas.
Lattitude në Sufolk do të mirëpresë 40.000 adhurues të muzikës ditën e sotme ndërsa përgatitjet thuajse kanë mbaruar. Ky është koncerti i parë muzikor në këtë kapacitet në të gjithë botën për vitin 2021, transmeton ‘rtklive’.
Të pranishmit duhet të kenë më vete një test negativ për Covid-19 ose të jenë vaksinuar.