Të gjithë dashamirësit, familjarët, miqtë dhe artdashësit e punës së paharrueshme të “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji lamtumirën e fundit do të mund t’ia japin nesër, pra me datë 23 mars .
Homazhet do të zhvillohen në hollin e Radio Tiranës nga ora 09.00 deri në orën 11.00 duke nderuar kontributin e madh në artin shqiptar që poeti Jorgo Papingji la pas.
Jorgo Papingji u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, ku prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Jorgo Papingji është autor i 4000 poezive dhe ndër vite poezitë e tij frymëzuan kompozitorët shqiptarë për krijime të shumta në anketa muzikore dhe Festivalet e RTSH-së, duke fituar mjaft çmime.
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave “Zemërimi i një natë” ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.
ObserverKult
Lexo edhe:
LEFTER ÇIPA: DO VIJ PRAPË… NDONJË DITË
Ikën zogjtë, ika unë,
Lamtumirë o miq dhe shokë!
Do shkoj atje ku kam punë,
Do shkoj në një tjetër botë.
Ndaj mos pyesni për mua,
Se kështu kanë ardhur kohët,
Do largohem, dua s’dua,
Dhe lundër, do të bëj lotët.
Andej do të jem për vite,
S’dihet sa vjet do largohem?!
Veç mos më thoni që vdiqe,
Se një ditë, prapë do kujtohem.
Do kujtohem të vij prapë,
T’u takoj me ju të çmallem,
Dhe në mbetsha m’atë anë,
Do ngjallem, për ju do ngjallem!
Dhe një mal të kem mbi vete,
Dhe të kem një mal me gurë,
Shpirti im me amanete,
Do vij shpejt të puth flamurë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult