Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë.
Një çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe një çmim për karrierë.
Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve, transmeton ‘konica.al’.
Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.
Lexo edhe:
NGA FIFI E ELSA LILA TE ROVENA DILO E MANJOLA NALLBANI, JA LISTA E 26 KËNGËTARËVE TË FESTIVALIT TË RTSH-SË
Ashtu si në çdo fundvit, edhe këtë herë do të zhvillohet Festivali i Këngës në RTSH, edicioni 61. Ky festival konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm muzikor i vitit.
Tashmë dihet që fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion që është eventi më i madh muzikor i vitit në Evropë.
Por kush do jenë konkurrentët e këtij sezoni? Eurovizion Albania ka zbuluar listën me 26 këngëtarët pjesëmarrës dhe titujt e këngëve të tyre.
Ndryshe nga sezonet e fundit këtë herë vihet re se ka këngëtarë me shumë eksperiencë dhe emra vërtet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës sonë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU