Personazhit të dashur, Mr Bean na duhet t’i japim lamtumirën. Aktori që e ka interpretuar prej dekadash, Rowan Atkinson ka rrëfyer në një intervistë për ‘Radio Times’ që nuk do e shohim më si Mr Bean. Arsyeja pse hoqi dorë nga roli më i dashur për publikun është digjitalizimi.
“Jemi të ekspozuar ndaj një spektri opinionesh dhe kjo është shumë e rëndësishme, por në kohët e sotme digjitalizimi i ka kthyer përdoruesit në një turmë që endet ‘rrugëve’ duke kërkuar për njerëz që t’i djegin. Është e frikshme për këdo që të bjerë viktimë e kësaj turme ndaj kjo gjë më ka mbushur me shumë frikë për të ardhmen”, shprehet Rowan.
Mbase ka të bëjë edhe fakti që Mr Bean është një personazh relativisht i vjetër në sytë e publikut, e mbase frika se njerëzit janë mërzitur duke e parë e ka shtyrë aktorin edhe më shumë drejt vendimit të papritur, por diçka është e sigurt, për Mr Bean nuk ka më kthim mbrapa. Të gjithë ju që i adhuroni aventurat e personazhit fëmijëror dhe arushit të tij Teedy duhet të kënaqeni me ato që tashmë qarkullojnë online dhe në TV.
Çfarë mësojmë nga historia e tij?
Përveç mësimit që “Suksesi nuk përcaktohet nga mënyra se si dukemi fizikisht, por përkufizohet nga sa këmbëngulës, i vendosur dhe i vetë-disiplinuar jemi për t’i realizuar ëndrrat tona.” mësojme edhe diçka tjetër po aq me vlerë.
Si të gjeni pikat tuaja të forta, edhe nëse këto cilësi nuk janë ato që shoqëria i dikton si “të drejta”. Mr.Bean kuptoi pikat e tij të forta në aktrim dhe komedi dhe i përdori ato në shërbim të vetes. Pastaj punoi fortë, këmbënguli dhe arriti sukses, transmeton ‘revistawho.com’.
Të punosh shumë dhe të këmbëngulës është e nevojshme por e pamjaftueshme për të arritur sukses. Duhet të dini gjithashtu se cilat janë tiparet tuaja më të forta. Prandaj Mr.Bean është shembulli i përsosur. Shembull pse nuk duhet të dorëzoheni. Se duhet të njihni veten tuaj mbi të gjitha. “Për të qenë i suksesshëm nuk ju duhet fytyra e bukur apo trupi heroik, ajo që ju nevojitet është zgjuarsia dhe aftësia për të vepruar.”