Këngëtari Florian Kondi, apo siç njihej në publik Dr. Flori sikur të ishte gjallë sot do të festonte 44-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast njëri nga miqtë më të mirë që kishte ai, Landi Hysa e ka kujtuar të ndjerin, Dr Florin, në një mënyrë të veçantë.
Ai ka shkëputur disa vargje të këngëve që kanë kënduar kohë më parë së bashku.
…Jeta prapë më shfaqet në çdo çast, në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.
Refreni
Dr. Flori
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.
Këngët e tij dhe grupit “West Side Family” kanë lënë gjurmë derisa edhe në ditët e sotme vazhdojnë të jenë hit dhe të pranishme në momente të lumtura të njerëzve.
Ndryshe, dr. Flori ka ndërruar jetë para 9 viteve, në moshën 35-vjeçare derisa ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijët.
ObserverKult
Lexo edhe:
AURELA DHE STINE RRËFEJNË SI E “RIKTHYEN” DR. FLORIN NË MUZIKË: GJETËM ZËRIN E TIJ NË NJË KOMPJUTER TË PRISHUR
Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Dr. Flori. Megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.
Dy artistët ishin në emisionin “Wake Up” në “Top Channel” ku kanë treguar më shumë si erdhi “S.F.L” që është shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.
Këngëtarja rrëfeu se kjo ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter. Që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit.
“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Dr. Florit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult