Landi Hysi me postim emocional: Ma ktheni Dr.Florin…

Vdekja e tij shkaktoi dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat e tij. Dr Flori la pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe këngët e tij të kthyera në hite, të cilat vazhdojnë të dëgjohen ende dhe sot.

Këngëtari është kujtuar çdo vit nga miku i tij Landi Hysi. Artisti e ka kujtuar Florin me një nga këngët e grupit të tyre “West Side Family” dhe citoi vargjet e Florit.

Krahas shkrimit Landi publikoi dhe foto të Florit.

Postimi plotë:

“8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.
Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.
Jeta shkon

Dr. Flori

Jeta shkon, jeta shkon,
Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,
Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!
Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Refreni

Dr. Flori
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Dr. Flori

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj,
Sa e çmendur me pasione koha që jetoj,
Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani
Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij,
Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan
E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan
Se disa ngelën në vend e disa u harruan,
Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan
Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon

Refreni

Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)


Lexo edhe:

DR. FLORI, KËNGËTARI QË NA MUNGON TË GJITHËVE

ObserverKult