Kënga “Je Suis Malade” ndër vite është interpretuar nga shumë artistë, mirëpo interpretimi më i këndshëm po konsiderohet ai i këngëtares kanadezo-belge Lara Fabian.
Këngën e Alice Donas dhe Serge Lamas, për herë të parë Lara Fabian e këndoi i vitit 1994. Më pas kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe përpos që u shndërrua në një hit, ajo gjithashtu u bë këngë që e identifikonte ate.
Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Je Suis Malade” (Jam e sëmurë):
Nuk ëndërroj më
Nuk pi cigare më
Nuk kam histori më
Jam e qelbur pa ty
Jam e shëmtuar pa ty
Si një jetime n’fjetore
Nuk kam dëshirë më t’jetoj
Jeta ime merr fund kur ikën ti
Jam e pajetë
Edhe shtrati tim
Shndërrohet n’stacion treni
Kur ikën ti…
Jam e sëmurë
Plotësisht e sëmurë
Si kur nëna ime dilte n’mbrëmje
E m’linte vetëm
Me dëshpërimin tim
Jam e sëmurë
Përsosmërisht e sëmurë
Ti ikën kur nuk dihet kurrë
Ti vjen kur nuk dihet prej ku
E po bëhen gati dy vjet
Që nuk t’bëhet vonë
Njëlloj si shkëmbi
Ashtu si mëkati
Jam ngjizur n’ty
Jam e lodhur
E sfilitur
Duke u shtirë e lumtur
Me të tjerët
Dehem çdo natë,
Por t’gjitha wiskyt
M’shijojnë njësoj
E t’gjitha anijet
Valojnë flamurin tënd
Nuk di ku t’shkoj
Ti je gjithandej
Jam e sëmurë
Plotësisht e sëmurë
Derdhi gjakun
n’trupin tënd
Jam si zog i ngordhur
Kur ti flen larg meje…
Jam e sëmurë,
Përsosmërisht e sëmurë,
M’i more gjitha këngët,
M’i zbraze gjitha fjalët,
Mua që e dija vetën t’zoja
Para se t’njihja lëkurën tënde…..
Kjo dashni m’mbyt
Nëse vazhdon
Do t’vdes n’vetmi
Pranë radios
Si një vogëlushe idiote
Dëgjoj zërin tim
Që këndon:
Jam e sëmurë
Plotësisht e sëmurë
Si kur nëna ime dilte n’mbrëmje
E m’linte vetëm
Me dëshpërimin tim
Jam e sëmurë…
Po, po…e sëmurë
M’i more gjitha këngët,
M’i zbraze gjitha fjalët,
Zemrën e kam plotësisht t’sëmurë
Rrethuar me barrikada…
Dëgjon?…Jam e sëmurë
Përktheu: Çlirim Lazaj
Përgatiti: ObserverKult
——————-
Kliko edhe:
JOE DASSIN: ET SI TU N’EXISTAIS PAS (NËSE TI S’DO T’EKZISTOJE), TEKSTI DHE…