“Lasgush Poradeci e vlerësoi shumë nënën”, vajza e Jorgjie Trujës flet për letrat e dashurisë që prindërit dërgonin

Vajza e Jorgjie Trujës e para soliste e muzikës klasike në Shqipëri, Takuina Truja, ka treguar çfarë kënaqësie ka ndjerë kur zbuloi letrat që shkëmbenin nëna dhe babai i saj në fillimet e njohjes së tyre.

“Kur lexova letrat e para të babait me mamanë ishte kënaqësi, ajo ishte një kënaqësi. Sepse duke ngelur vetëm pa ata, ajo ishte një kënaqësi që na kujtonte dhe na krijonte mundësinë e tyre, që ishte vërtetë shumë e bukur.

Mënyra si i drejtoheshin njëri-tjetrit ishte shumë e kujdesshme dhe me shumë dashuri, me shumë kujdes. Edhe që prisnin njëri-tjetrin, sa të vinte babai në Shqipëri”, u shpreh ajo në emisionin “Pas Mesnate”, në ABC News.

Më tej, ajo u ndal tek dedikimi që i madhi Lasgush Poradeci i kishte bërë nënës së saj. Ajo ka theksuar se poeti takonte shumë njerëz rreth e rrotull, por vetëm atë vlerësoi.

“Ishte një moment që ai e vlerësoi shumë, e kuptoi shumë ça njeriu ishte, sepse ishte njeri shumë i kujdesur për atë që bëhet, si qysh, tek. Edhe që këndonte dhe që ju tregonte lloj-lloj gjërash. Edhe ai pati kënaqësinë që të shtonte ato aktivitete që mendonte dhe ajo vetë. Edhe i bëri ato në mënyrë të tillë, aq bukur. Kishte dhe njerëz të tjerë që takonte rreth e rrotull, por vetëm asaj ia bëri këto aktivitete”, rrëfeu Takuina./abcnews.al

/ObserverKult


Lexo edhe:

TEFTA TASHKO: KUR MË VJEN BURRI NGA STANI (TEKSTI LASGUSH PORADECI) VIDEO

Lasgush Poradeci i ka shkruar dhjetëra këngë sopranos së shquar, Tefta Tashko. Mes tyre edhe tekstin e këngër “Kur më vjen burri nga stani” të cilën ObserverKult ua sjell me tekst dhe video:

Kur më vjen burri nga stani
Kur më vjen, kur më vjen,
Kur me vjen…
Fu-fu-fu ma bën fustani
Fu-fu-fu, fu-fu-fu, fu-fu-fu

Kur më vjen burri nga kisha
kur më vjen, kur më vjen,
kur më vjen…
Fuf-fuf-fuf ma bën kemisha.
Kur më vjen burri nga kisha
Fuf-fuf-fuf ma ben kemisha.

Kur më vjen burri nga arat
kur më vjen, kur më vjen?
Dal i bëj një zë përpara,
dal i bëj, dal i bëj.

Kur më vjen burri nga ullinjtë
Marr një shkarpë e i nxjerr sytë,
Marr një shkarpë, marr një shkop,
Marr një shkarpë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult