“Lashë gruan në Amerikë për aktrimin”, Xhevahir Zeneli hap zemrën

Ai është një nga aktorët më të mirë të humorit ka qenë dhe mbetet një ikonë e humorit. Xhevahir Zeneli iu rikthye spektaklit të humorit “AlPazar”.

Zeneli jetoi për disa kohë në Amerikë, atje ku familja e tij vazhdon të jetojë aktualisht.

Ai tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre t’i rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.

“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim”.

“Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha kohë më parë Xhevahir Zeneli.

ObserverKult

———————————————-

LEXO EDHE: GAFA E MADHE NË FILMIN “NËNTORI I DYTË”, SHUMICA NDOSHTA NUK E KENI VËREJTUR

Shumëkush e ka parë filmin “Nëntori i Dytë” i cili bën fjalë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Por, si duket asnjë nuk e ka pikasur përfshirjen e diktatorit Enver Hoxha, në filmin e prodhuar në vitin 1982 dhe që përshkruan peripecitë e Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë.

“Nëntori i Dytë” është një nga prodhimet më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare në historinë e saj. Por, ashtu si shumë filma të tjerë as ky prodhim kinematografik nuk i ka shpëtuar dot propagandës së regjimit komunist. Edhe pse përshkruan vitin 1912 dhe udhëtimin e Ismail Qemali drejt Vlorës për të ngritur flamurin kombëtar.

Pikërisht në këtë udhëtim, në film përfshihet kolona zanore e këtij filmi me këngën përkatëse “Cili je ti more burrë?”. Në pjesët ku kënga flet për marrjen e trojeve shqiptare për t’i bërë pjesë të shtetit shqiptar, dëgjohet një thirrje: Rroftë Enver Hoxha!

“Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU