Le Figaro: Tre mijë koka të prera në sarajet e sulltanit!

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 2 korrikut 1831, në faqen n°2, një ngjarje të rëndë për luftëtarët shqiptarët, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Tiranët marrin lehtësisht hije; ata janë të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që rreth tyre fiton ndonjë pushtet; ata dridhen së pari, për fuqinë e tyre; së shpejti ata vendosin për humbjen e atyre që mund ta trondisin atë. Kështu Pjetri I shkatërroi strelizët (streltsy – strélitz) në Rusi, Mehemed-Aliu mamelukët në Egjipt, Mahmudi jeniçerët në Turqi.

Sulltan Mahmudi (Mahmudi II), më vonë u alarmua nga fryma e pavarur, e pabindur e prijësve shqiptarë. Ata u thirrën nga veziri i madh në një paradë madhështore dhe vdiqën në këtë manifestim ushtarak, ku menduan se do të vinin për të kërkuar (marrë) shpërblime.

Disa i shpëtuan masakrës dhe u bënë zemra e revoltës, të udhëhequr nga Mustafai (Mustafa Pashë Bushatlliu ose Mustafa Reshit Pashë Bushati), Pashai i Shkodrës. Vezirit të madh, Reshid Pashës (Mustafa Reshid Pasha), iu dha detyra të luftojë kundër tyre. Ai i gjeti ata të mbledhur para Prilepit (Perlepé) dhe disiplina, fitoi mbi guximin.


Pas betejës në Prilep (Perlepé), Mustafai mblodhi rreth vetes ushtarët që kishin mbetur dhe iu drejtua krerëve shqiptarë: “Ju ishit trembëdhjetë pashallarë dhe nuk mundët t’i rezistonit njërit, Reschid-Pashës, xhelatit tuaj! Turp të keni!” Hifzi-Pasha, një shqiptar i vrullshëm doli nga radhët, me fytyrë të tërbuar: “Ti nuk e njeh atë që quhet Reshid Pasha. Epo e pashë në luftim dhe mund të flas për këtë; mjafton vetëm ai, për të shpërndarë një ushtri: vështrimin rrufe; zërin oshtëtimë; krahun vetëtimë!”

Të nesërmen, Mustafai kishte mbledhur shtatëmbëdhjetë mijë burra në lartësitë që dominojnë Dibrën (Derbent) dhe Prilepin (Perlepé) jo shumë larg vendeve ku u vendosën fatet e republikës romake, në tri betejat e Pharsale-s, Philippes dhe Actium-it.

Reshidi u shfaq. Hifzi Pasha kishte thënë të vërtetën: pas një beteje të shkurtër, por të përgjakshme, ushtarët e Mahmudit morën me vete 1,200 të burgosur dhe çuan triumfues në saraje, tre mijë koka të prera të ushtarëve shqiptarë.

Tiranët marrin lehtësisht hije; ata janë të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që rreth tyre fiton ndonjë pushtet; ata dridhen së pari, për fuqinë e tyre; së shpejti ata vendosin për humbjen e atyre që mund ta trondisin atë. Kështu Pjetri I shkatërroi strelizët (streltsy – strélitz) në Rusi, Mehemed-Aliu mamelukët në Egjipt, Mahmudi jeniçerët në Turqi.

LEXO EDHE: Shqiptari dhe tradita e rrëmbimit të gruas