Lea Ypi: Turp për “Nobel” që Ismail Kadare nuk e fitoi çmimin

lea ypi
Lea Ypi

Pedagogia, Lea Ypi, u shpreh se shkrimtari Ismail Kadareja është i preferuari i saj ndërsa e ka cilësuar dhe si gjigant të letërsisë shqiptare.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se fakti që Kaderaja nuk fitoi çmimin “Nobel” është turp për “Nobel” e jo për shkrimtarin.

“Shkrimtar shqiptar për mua është Kadareja. Është gjigant i letërsisë shqiptare. Për mua nga ana e formimit letrar herët ka qenë Kadareja.

Fakti që Kadareja nuk e ka marrë Nobelin për mua është më shumë turp për Nobelin sesa për Kadarenë. Ne të gjithë të tjerët bëjmë përpjekje për t’u formuar si autorë dhe është shumë herët për të folur”- tha ajo.

Pedagogia dhe shkrimtarja Lea Ypi, tha se ajo çdo ditë i betohet Kushtetutës edhe pse nuk është në Kuvend. Këtë e tha kur u pyet nëse do i futet politikës apo ajo.

“Lea Ypi i betohet çdo ditë Kushtetutës pastaj e bën apo jo në Kuvend, kjo nuk është shumë e rëndësishme, e rëndësishme është të ndjesh përgjegjësinë dhe të marrësh përsipër detyrën”- u shpreh ajo, transmeton ‘televizoni-24’.

Po ashtu ajo komentoi dhe politikën në Shqipëri, ku u shpreh se nuk e kupton se përse bëhen debatet në Shqipëri.


Lexo edhe:

LEA YPI: LIBRIN E SHKROVA DUKE U FSHEHUR NË DOLLAP…

Ishte nisur me idenë për të shkruar një libër teorik dhe filozofik mbi konceptin e lirisë dhe e përfundoi duke na dhënë, falë Covid-19, një roman përvoje jetësore.

Lea Ypi, eksperte në marksizëm dhe në teorinë e kritikës, që ajo i mësoi më së miri në universitetet më të njohura të botës dhe që tani jeton dhe punon në Londër me bashkëshortin dhe tre fëmijët, tregon në romanin ”Të lirë”, botim i Feltrinelli-t, me të cilin ishte protagoniste në Panairin e Librit të Torinos 2022, historinë e saj në perëndim të shekullit XX.

Një histori me sekrete familjare, me revolucione, me luftë dhe zgjim politik në Ballkan, në një regjim të mbetur pezull mes fundit të komunizmi dhe përpjekjes për të hyrë në Perëndim…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult