Legjenda popullore: Edhe në këtë vend duhej të sakrifikohej dikush që të qëndronte ura

Jo larg nga qyteti Kjustendill në Bullgarinë Jugore gjendet Ura e Kadinit. Legjenda popullore tregon se, gjatë kohës së ndërtimit gurët vet janë rrotulluar nga mali dhe janë renditur mbi urë.

Kurse kur ura ka qenë gati, gurët kanë ndaluar së rrotulluari, kanë mbetur nëpër rrugë dhe deri më sot mund të shikohen. Në fund pjesa prej hekuri e cila vetë ka dërmuar shkëmbinjtë dhe ka nxjerr gurët për urën, është ngulitur në mal dhe ka mbetur aty përgjithmonë. Disa njerëz tregojnë se e kanë parë. Diskutojnë për këtë se që ku vjen emri i tij. Disa thonë se, është ndërtuar nga kadiu (gjyqtari në gjuhën turke). Të tjerë pohojnë se është quajtur Kadni, për shkak të një nuseje (“kadënë”) që në përkthim do të thotë Urë e nuses. Ata janë të bindur se në emër të saj është quajtur fshati i afërt Nevestino.

Ekziston edhe një legjendë tjetër, që ura është e ndërtuar prej 3 vëllezërve. Ata e kanë ndërtuar mjaftë gjatë dhe gjithë nuk kanë mundur ta përfundojnë sfondin bazë-bazamentin sepse ai çdo herë është shkatërruar. Për raste të tilla një gojëdhënë e lashtë thotë se ura “kërkon kurban” – të futet hije njerëzore në gurët. 3 mjeshtrit kanë rënë dakord të fusin gruan e njërit prej tyre – ajo e cila do të vijë e para gjatë ditës tjetër tek ndërtimi. Dy vëllezërit më të mëdhenj i kanë paralajmëruar fshehurazi gratë e veta, kurse më i vogli e ka respektuar fjalën e dhënë. Gruaja e tij ka qenë e futur brenda që të forcojë urën. Që aty ka ardhur dhe emërtimi Ura e nuses (Nevestin most).

—————————

Lexo edhe:

Ura e Kamarës, si Rozafati mbart një legjendë sakrifice

ObserverKult