(Dersnik, Lugu i Drinit)
Ish kanë ni plakë; i kish pasë disa krenë dhên. Ni vjet, marsi majti mirë, s’pat borë as t’ftohtë. Plaka u trimnue e duel n’bjeshkë ma heret at vjet. Kur u nis për bjeshkë, u rrit mêç pej qefit e nisi e po knon:
Cilivili
mars kopili!
Vetë jam,
dhêt i kam;
dola n’bjeshkë
e nuk ta kam.
Marsi i lshoi zâ muejit fruer e iu lut:
O fruer, êm vlla,
êmi tri dit’hua
ta mys plakën me kâ ka.
Veri e furfullaza filluen me fry, e borë e kjamet. Kur u banë dhetë sahat, plaka u ngri me gjithë dhên.
Qatyne ditve t’mrama t’marsit ka metë edhe sot me u thanë “Dit’ e plakave”, për punë t’qasaj plakës qi ka dalë heret n’bjeshkë e â’ ngri me gjithë dhên. Pa vakt s’ban me dalë n’bjeshkë.
*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë”
Titulli i origjinalit: “Ditët e plakave”
Përgatiti: ObserverKult
——————————————————————————
LEXO EDHE: Legjenda popullore: Djali me yll në ball’ dhe çika me hanë në krahnor
(Kozhicë, Drenicë)
Ish kanë ni mret. E kish pasë qitë urdhnin kûn dritë përjashta mos m’u dokë. Çohet devrija me kqyrë nëpër shehër mos po gján nakun drita. Kur shkojnë ngat shpisë t’ni plakut, aty shohin dritë.
Kur i avyten penxheres e shohin n’sobë plakun me tri çika. Ishin kanë tuj kuvênë çikat. Foli çika e madhe:
-Me ditë mreti e me m’marrë, une ja kishna marue ni kazan qi krejt ushtrija kishin hangër n’tâ edhe kish teprue.
-Ti kurgja, -foli motra e dytë. –Me ditë mreti e me m’marrë mue, une ja kishna marue ni sexhade. Krejt ushtrija ishin ra me fjetë n’tâ edhe kish teprue.
-Jo, puna e juve kurrgja nuk â, -tha çika e tretë, -Me ditë mreti e me m’marrë mue, une ja kishna ba dy bineq: ni djalë e ni çikë-djalin me yll n’ballë e çikën me hanë n’gjyks.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU