Legjenda të Lumës: Kroi i Shëngjergjit

LEGJENDA TË LUMËS (60 t’rrëfyeme)- KROI I SHËNGJERGJIT

Nga: Petrit Palushi

N’Cane, plasi prej toke nji ujë i pijshëm.
Bash Ditën e Shëngjergjit, heret heret, kur nuk dihet sa vjeshta e plot vjeshta janë ndërrue,
At ditë, cucat e djemtë e katundit shkojshin nëpër shpija me urue Shëngjergjin.
Cucat erdhën te ai ujë, pinë ujë sa deshtën.
Njana prej tyne tha:
Ky ujë asht bash për Shëngjergj!
Cucat nisën me kcye.
Jo t’kcyeme, sa edhe toka sikur po shkonte poshtë!
N’ket kohë erdhën do zana.
Cucat e lanë t’kcymen.
Zanat, tue pa cucat morën ma tepër gjallnim.
Cucat, tua pa zanat u ngazëllyen e morën dritë në shpirt e në fytyrë.
Cucat nisën prap me kcye.
Me kcye nisën edhe zanat.
U tubuen bashkë në valle cuca e zana.
Erdhën edhe do djem t’katundit e u përzien n’valle edhe ato.
Dikur-dikur zanat u larguen.
Cucat e djemtë vazhduen me kcye deri kah e vona.
Vetëm kur u duk terri u pikaderdhën nëpër shpijat e tyne.
N’krye t’javës e ndreqën kroin.
Kroit i mbeti emni Kroi i Shëngjergjit.

Këtë legjendë e ka tregu Xhemal Kërxhaliu, viti 1991

(Foto: Admir Sinamati)

ObserverKult