Legjendë e njohur për ndërtimin e urës që vazhdimisht rrëzohej…

Foto ilustrim

Në fshatin Debelec në krahinën e qytetit Gabrovo, në veri nga mali Stara pllanina ka një urë prej guri mbi lumin Belica.

Banorët vendas tregojnë se është e ndërtuar përpara 200-300 vjetëve. Emri i ndërtuesit nuk mbahet mend, por akoma tregohet se si ai ka mbrojtur nderin e mjeshtërisë në këtë ndërtim. Shumë më vonë nga kjo urë është mësuar ndërtuesi i njohur popullor Koljo Fiçeto, transmeton ‘radiobulgaria’.

Legjenda për paraardhësin e tij të largët tregon se, derisa ka ndërtuar urën, një shi i stuhishëm e ka mbushur lumin Belica dhe ujërat e tij të bujshme kanë shkatërruar ndërtimin. Drejtuesi vendas turk, i cili ka porositur të ndërtohet kjo urë, e ka detyruar ustain bullgar ta ndërtojë urën përsëri.

Por, i ka tundur gishtin duke i thënë se, në qoftë se ura nuk i reziston lumit të bujshëm, do t’i marrë jetën mjeshtrit. Ndërtimi i urës së re ka qenë në përfundim e sipër kur lumi ka filluar përsëri të derdhet. Ndihmësit e ustait të trembur i kanë thënë të ikë dhe të shpëtojë. Por mjeshtri ka qenë i sigurt se, ndërtimi i tij është i patundshëm dhe vet ka qëndruar mbi urë.

Stuhia është forcuar, uji është derdhur mbi sfondin prej guri dhe i ka lagur këmbët e ustait, por ai ka qëndruar i patundur. Gjatë gjithë natën dhe ura dhe ndërtuesi i saj kanë luftuar me lumin e tërbuar. Aty nga mëngjesi ujërat janë qetësuar. Atëherë mjeshtri ka zbritur nga ura. Kurse beu e ka lavdëruar dhe i ka paguar mirë për mjeshtërinë.

Një legjendë tjetër shton se, mjeshtri i është lutur Zotit që ta mësojë se si ta bëjë urën më të fortë. Kur ndërtesa ka qenë pothuajse e përfunduar. Zoti i ka dërguar një shi të madh i cili i ka marrë me vete skeletin prej druri dhe atëherë gurët e urës vetë janë bashkuar. Një sqarim më real është se, mjeshtri e ka forcuar urën prej guri me hekur dhe kjo e ka bërë ndërtimin të përjetshëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

VIKTOR HYGO: SHPIRTI YT ËSHTË KRIJUAR PËR TË DASHURUAR…