Vdiqën të gjith krushqit, vetëm nuset shpëtuan…legjenda

Foto ilustrim

Një legjendë, në një fshat afër Therandës (Suhareka), tregohet kështu: Në atë kohë në këtë vend, u zhvilluan dy dasma.

Tradita jonë ishte që nusja të merrej me krushqi. Por qëlloi të bëheshin dy dasma në një ditë. Krushqit e të dy dasmave arritën në qendër të fshatit në të njëjtën kohë…
Pas shumë bisedash dhe reagimesh nga të dy palët, u përdorën edhe armët. Pothuajse, u vranë të gjithë dasmorët. Vetëm nuset shpëtuan.

Sipas legjendës, nuset ishin të hipura mbi kuaj, dhe nga momenti kur u përdorën armët dhe kafshët u trembën dhe u larguan së bashku me nuset e reja.

——————————

LEXO EDHE:

Shpella e Haxhi Aliut, shpellë që “strehon” brenda vetes legjenda e mistere

ObserverKult