Poezi nga Josefina Jiménez
(Lima, Peru, 1984)
Lëndomi sytë
që tashmë nuk të shohin më,
lëndomi buzët e thara
dhe shkretëtirën e vrazhdë të ditëve të mia.
Lëndoma vetëdijen e plogët
gjurmën e trupit tënd ngelur në çarçafët e mi
lëndomi agimet e mia
por mbi të gjitha netët e mia të zbrazëta.
Lërmi
kujtimet e tua
kam nevojë për to
Lëndomë
me kujtimet e tua
që më përndjekin kudo.
Lëndoma lodhjen e përditshme
dritat e neonit
fotot dhe filmat
letrat e drejtuara muzgut.
Lëndoma
heshtjen e plotë të pritjes
apatinë time të përditshme
gishtat e tu të gjatë
dhe hundën time që të thith së largu.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
REXHEP SHAHU: TA KAM LËNË AMANET VETEN TIME…
Ka kohë që ta kam lënë amanet veten time
Dhe jam i qetë.
Por herë pas here trishtohem
Ndonëse ti më thua se s’më ka hije trishtimi.
Trishtohem ndaj ta kujtoj
Shih se mos më harron ndokund
Dhe më hedhin në plehra pastaj.
E di se më mban në sy
E shoh veten kur të them prit t’i shoh sytë
E di, ke për mua një kujdesje të fshehtë elegante
Më pyet ku ishe dje, pse erdhe vonë sot…
Por prapë ndonjëherë kam frikë
Se nga nxitimi se po të ikë avioni më harron në stol në aeroport
A më harron te shitësja e çokollatave që ngjan me ty
Ajo s’do më mbajë, do më nisë si valixhe e humbur drejt askundit
Ndonëse kurdo në sy do të kem fytyrën tënde, sytë e tu.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU