Nga Leo Buscaglia
Gjëja më e shtrenjtë që kemi është dinjiteti ynë personal. Kur e humbim, nuk na mbetet asgjë. Sepse të gjithë kemi vlerë dhe të gjithë jemi të ndryshëm midis nesh.
Është qesharake të matim vlerën e një njeriu duke e krahasuar me vlerën e dikujt tjetër. Njerëzit të cilët vlerësojnë vlerën e të tjerëve në bazë të gjendjes ekonomike, të punës ose të mënyrës së jetës që zgjedhin, vënë në dyshim inteligjencën dhe ndjeshmërinë e tyre.
Përderisa jemi të gjithë të barabartë në sytë e Zotit, kush ka të drejtë të emërojë veten e tij, gjykatësin më të lartë? Bllokohemi në këtë botëkuptim të mjerë vetëm kur lejojmë të tjerët të bëhen vlerësues të vlerës sonë.
Për sa kohë besojmë në veten tonë dhe ruajmë vetë-vlerësimin, krenarinë dhe ndjenjën e humorit, nuk rrezikohemi nga pushtues të tillë.
Duke nënvlerësuar të tjerët për t’u dukur ne më të rëndësishëm është tregues i dobësisë sonë. Bëhemi më të denjë për mëshirë sesa përçmim, sepse në realitet zbulojmë nevojën tonë të dëshpëruar për t’u dashur.
Të sillesh me dinjitet nuk është gjë tjetër veçse t’i lejosh të tjerët të jenë lirisht vetvetja.
(Fragment nga libri “Born to Love Reflections on Loving”)
Përktheu: Shpendi Shakaj
ObserverKult
Lexo edhe:
FERNANDO PESSOA: NËSE E KE TË PAMUNDUR TË JETOSH VETËM, KE LINDUR SKLLAV!
Je i lirë kur mund të largohesh nga njerëzit, pa qenë i detyruar t’i kërkosh nga nevoja për para apo instinkti i tufës apo dashuria, lavdia, kurioziteti, gjëra që nuk gjejnë ushqim në heshtje dhe vetmi.
Nëse e ke të pamundur të jetosh vetëm, ke lindur skllav. Mund të kesh gjithë madhështinë e shpirtit dhe të zemrës: je një skllav fisnik, një skllav i zgjuar, por nuk je i lirë.
Dhe nuk je përgjegjës për këtë tragjedi, sepse tragjedia e të lindurit në këtë mënyrë nuk ka të bëjë me ty, por me vetë Fatin përballë teje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult