Leon Lekaj: Pranvera


Kur lulet çuen kryet e përgjumun
Prej trupit të njomë,
e filluen me kndue në kor
Melodia e tyne thau britmat e dimnit.
Fillin e andrruem të stinës
Ma kthyen qafat e lejlekëve
Dhe ligjërata e butë
e një tufe patash t’ egra
në tubimin e ardhjes.
Me to lidha gzimin
Brenda gjoksit q’ ish gadi m’ u ça.

Prej qiellës
Bien simfoni pranvere
Veç duhen dy palë duer me i pritë.