Leonard Cohen: Ç’po bëjë këtu?

leonard cohen stili



Nuk e di nëse bota ka gënjyer?!
Unë po.
Nuk e di nëse bota ka bërë komplot kundër dashurisë?!
Unë kam bërë.
Tortura nuk të bënë të ndihesh rehat,
E unë kam torturuar,
Edhe kur nuk ka pasur nevojë për skandale.

Por përsëri do të urreja…

Dhe më dëgjo,
Do të bëja të njëjtat gjëra,
Edhe sikur të mos ekzistonte vdekja,
Nuk do të shtiresha si i dehur,
As atëherë kur faktet trokasin,
Do t’i refuzoja gjithë alibitë.

Si thirrje boshe së bashku kaluam në natë,
Dhe kujtoje, si në film,
Si pasqyra holli të pallatit komunikuam,
Si nimfomaniak.
E çuditërisht ende pres,
Që dikush kësaj t’i vë kapak!

Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili