Nga Leonard Cohen
ka pritur deri në këtë natë
e fshehur në lot, dhe vargjet
që ia kam dhënë, dhe premtimet e shkelura
Beson, edhe pse unë nuk besoj
Pret, edhe pse unë kam hequr dorë nga pritja
Është e fortë, megjithëse unë nuk jam
Gjithçka tjetër e kam keqpërdorur dhe shpërdoruar
sepse nuk mund të gënjej për këtë dashuri
Më thërret, megjithëse nuk kam guxim
dhe më kërkon t’i them këto fjalë
për ty:
të kam pritur gjithë jetën e lume
unë kurrë nuk ia kam dhënë veten dikujt tjetër
Ti je dashuria ime e parë dhe e fundit.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
LEONARD COHEN: DIÇKA NA KA HARRUAR NË MËNYRË PERFEKTE!
Dikur kam besuar se mjafton vetëm një varg
në një poezi kineze të ndryshojë
tërësisht mënyrën se si thahen lulet
si ngjitet hëna në qiell,
kam besuar se ky varg mund ta ndryshojë
dëshpërimin e njerëzve patetik
duke i shtyrë të udhëtojnë mbi gota vere.
Besoja se kështu fillon edhe pushtimi
i grumbullit të sorrave që zgjedhin gjahun para syve,
Si dinasti që përcjell gjuhën e vajit, krakun e tyre.
Dikur besoja se guvernatorët i jepnin fund jetës si murgj,
pasi deheshin ëmbël
duke treguar kohën me shi dhe qirinj
të udhëzuar nga pelegrinazhi i një insekti
që ju ecte nëpër faqe.
Unë zgjodha të jetoj në një vend të vetmuar
të shkëputur nga dashuria
të përbuzur nga lufta.
E mvesha fjalorin tim me gjuhë mirësjellje të shtirrur,
që po të ma njihte hëna, do të bëhej thërrime.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult