Leonard Cohen: Njëmijë puthje thellë (teksti dhe kënga)

Për Sendin 1945-1998)

Ti erdhe tek unë këtë mëngjes
Më mbajte në duar porsi mish
Duhet të jesh burrë ta kuptosh
Sa mirë ndjehesh sa ëmbëlsisht
Pasqyra të njëjtin fis binjakëzon
Do të të njihja kur gjumë ndjell
Dhe kush veç teje të më fusë guxon
Njëmijë puthje thellë

Të dashurova kur u çele
Si zambakun kur e ngroh
Jam veçse një tjetër njeri bore
Që rri në shi dhe llohë
Që të dashuroi aq ftohtësisht
Me fizikun si rrobë çergasheje
Me gjithëçka është dhe gjithëçka ish
Njëmijë puthje thellë

E di që të duhej të më gënjeje
E di që të duhej ta bëje rrejshëm
Të pozoje e ndezur dhe ndër qiej
Mbas vellove të mashtrimit të tejdukshëm
Pornoja jonë aristokrate e pëkorë
E lirë dhe e kthjellët
Jam plak por në të ende kam dorë
Një mijë puthje thellë

Dhe ende verën e shtie
Ende vallëzoj faqe më faqe
Banda “Motit të shkuar” i bie
Zemra nuk di tërheqje
Renda me Dizin dhe Danten
Pa patur kurrë të tyrin dell
Por një herë a dy ata të luaj më lenë
Njëmijë puthje thellë

Vjeshta që shkau tërthor lëkurës tënde
Më la në sy si mbresë
Një dritë që s’ka pse të rrojë ende
Dhe s’ka nevojë të vdesë
Një gjëzë në librin e dashurisë e aq
E errët motmotit sjellë
Derisa dëshmoi këtu në kohë dhe gjak
Njëmijë puthje thellë

Jam i mirë në dashuri jam i mirë në urrejtje
Është në midis ku ngrij acar
Është shumë vonë dhe pse bëra përpjekje
Ka qënë shumë vonë vite më parë
Por ti dukesh mirë dukesh vërtet
Në rrugën Bugi je diellë
Dikush për ty do të ketë vdekë
Njëmijë puthje thellë

Të dashurova kur u çele
Si zambakun kur e ngroh
Jam veçse një tjetër njeri bore
Që rri në shi dhe llohë
Por ty s’të duhet të më dëgjosh tani
Dhe çdo fjalë që më del
Kundër meje llogaritet ani
Njëmijë puthje thellë.

2.

Mëzat rendin, vajzat janë të reja
Gjasat janë të rrahësh atje
Fiton për ca dhe pastaj mija
Shtresa jote e vogël e fitimeve
Mblidhet tani për tu përpjek
Me humbjen që si bëhet ballë
E jeton jetën si të ishte vërtet
Njëmijë puthje thellë.

Po luaj kartat po bëj dredhi
Në Bugi Strit jam sërisht
E humb mbështetjen edhe bie
Në Kryevepër sigurisht
Dhe mbase kisha milje për të ngarë
Dhe premtime për të mbajtur
I flak të gjitha të mbetesh gjallë
Njëmijë puthje thellë

Mbyllur në seks ne shtypëm kundrejt
Limiteve të detit
Unë pashë se oqean nuk mbet
Për mishngrënës si prej vedit
E bëra atë mu në bash
Bekova ç’mbeti nga flota në shtjellë
Dhe atëhere i kënaqur të mbytem thashë
Njëmijë puthje thellë

Po bëj dredhi po luaj kartat
Në Bugi Strit jam sërisht
Hamendësoj që ata mos i këmbejnë dhuratat
Që njëri duhet t’i mbajë sigurisht
Dhe nganjëherë kur nata ec ngadalë
Mjerani me të mirësjellë
Tok mbledhim zemrat për të dalë
Njëmijë puthje thellë.

I mermë (ermirë) është mendimi për ty
Shkrimi për ty i vjelë
Përveç ç’harruam të bëjmë të dy
Njëmijë puthje thellë.

Shqipëroi: Valton Marku