Leonardo DiCaprio merret në pyetje për “miqësi të rrezikshme”

Leonardo DiCaprio po merret në pyetje nga FBI për një “miqësi të rrezikshme”.

Bëhet fjalë për miqësinë e tij me Jho Low, i cili kërkohet në mbarë botën për mashtrimin ndaj Malajzisë, duke përvetësuar një fond prej rreth 4.5 miliardë dollarë.

Lajmi u publikua nga Bloomberg, por faktet datojnë në vitin 2018.

Aktori DiCaprio ka marrë financime nga miku i tij për filmin “The Wolf of Wall Street”. Përveç kësaj ka marrë edhe shumë dhurata, mes të cilave edhe piktura të Basquiat.

Miqësia mes financierit malajzian Low dhe DiCaprio-s zgjati pesë vjet. Ndërkohë takimi i tyre i parë në një disko daton në vitin 2010.

DiCaprio e quajti atë “njeriu im”, por FBI gjeti shumë pseudonime dhe mijëra mesazhe dhe email. Nga hetimet duket se mashtruesi e bleu miqësinë me yllin me dhurata të rëndësishme dhe projekte milionere.

Të dy planifikuan biznese së bashku, si një mega-fond miliarda dollarësh për filma të shumtë, një park argëtimi Warner Bros në Azi me udhëtime të bazuara në filmat e DiCaprio, një eko-resort në Belize.

Aktori u mbrojt duke thënë se i kishte bërë disa kontrolle nga menaxherët e tij dhe rezultoi se gjithçka ishte “në rregull”./gazetatema

ObserverKult


Leonardo Di Caprio ka dhuruar 10 milionë dollarë për Ukrainën

Lexo edhe:

RRËFIMI RRËQETHËS I LEONARDO DICAPRIOS: JA VUAJTJET QË I PËRJETOVA NË FËMIJËRI…

Thuhet shpesh se jeta e vështirë është ajo që realisht na bën më të fortë. Vetëm kur je përballur me çdo situatë, me pasuri, apo me varfëri, arrin ta shohësh jetën në të gjitha dimensionet e saj, kjo është mënyra e vetme përmes të cilës arrin të maturohesh më tepër.

Rrëfimi i mëposhtëm është ai i aktorit të mirënjohur Leonardo DiCaprioAi kohë më parë ka festuar edhe 47-vjetorin  e lindjes së tij. Në rrëfim do të mund të lexoni mbi vështirësitë në fëmijërinë e DiCaprios dhe se si ato ngjarje kanë lënë gjurmë në jetën e tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult