Lëreni të qetë të vdekurin Ismail Kadare, merruni me ata që e shkatërruan këtë shoqëri

kadare mbreti

“Kryqëzuesit” e Kadaresë dhe “amnistuesit” e politikanëve

Nga Klodi Karaj

Pak ditë më parë u nda nga jeta shkrimtari Ismail Kadare! Jo të paktë ishin ata që përdorën tastierat e telefonave për të shkruar mbi këtë humbje! Shumë e ngritën në piedestal (me të drejtë për figurën që ai përfaqëson) e të tjerë me kritika e vrer, a thua se shpëtuan nga Gogoli!

Po mirë, kaq të kujdesshëm jemi ne për të mbrojtur identitetin kombëtar që medemek e paska përdhosur Ismaili! Kemi mbi 30 vjet, e një Zot e di dhe sa më tepër, që ky identitet është nëpërkëmbur, jo me shkrime, jo me qëndrime, aspak me mendime, por hapur fare!

Këtë popull e kanë lënë pa ujë dhe nuk ka reaguar, e kanë quajtur popull që ‘nuk i ngrihet’ dhe sërish nervat nuk i janë ngritur! Po dhe janë vrarë e masakruar!

Lëre pastaj sa është vjedhur, që duket se është bërë normë morale!  Duhet të na shqetësojnë këto? Apo vdiq Ismaili dhe gjërat u zgjidhën! Lërini të vdekurit të qetë, e merruni me të gjallët që kanë “vdekur” çdo element të një shoqërie të përgjegjshme!

Si thotë Niçe: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa. Në vegla dhe në armiq.
Armiq ne nuk jemi…

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: KUR TI TELEFONOJE