Letër dashurie: S’jam rehat, jo… dëshpërohem

Unë... gratë

Letër dashurie e Juan Rulfos për Clara Aparicion

Vajzushe,

E di një gjë?
E kam kuptuar, pas shumë rropatjeve, që ke sy sheqere. Dje ëndërrova të t’i puthja sytë e qepallat dhe goja më mbante shije sheqeri; as më pak e as më shumë sesa ai sheqeri që e hamë duke e vjedhur nga kuzhina, fshehurazi mamasë, kur jemi fëmijë.
Kam ardhur në përfundim gjithashtu se faqet tua, e majta dhe e djathta, të dyja, kanë aromë pjeshke; ndoshta sepse nga zemra vjen diç nga ajo aromë.
Mirë, çështja është se, sidoqoftë, s’mund të gjej kohën të të shoh përsëri.
S’jam rehat, jo; dëshpërohem.
Dje mendova në ty, e veç kësaj, mendova sa mirë do të ishte nëse do ta gjeja rrugën drejt pjeshkës së zemrës tënde; sa shpejt do të mbaronte ligësia në shpirtin tim.
Tani, nisa ta mat madhësinë e dashurisë sime dhe dha 685 kilometra udhë. Domethënë, nga këtu deri atje ku je ti. Aty sosi. Kjo pse ti je fillimi dhe fundi i të gjitha gjërave.

Juani

në shqip: Fatbardha Statovci

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËR DASHURIE E FRANZ KAFKËS: KËSHTU NUK MUND TË JETOJ MË…

Letër dashurie e Franz Kafkës drejtuar Felice Bauer:

Nga: Franz Kafka

Jemi kështu drejt fundit, Felice, me këtë heshtje më largon dhe e thyen shpresën time për të vetmen lumturi që më është e mundur mbi dhe. Por përse kjo heshtje e tmerrshme, përse asnjë fjalë e dëlirë, përse e torturon veten për javë të tëra për mua, dukshëm, në mënyrë kaq të hapur?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult