“Letër Napoleonit”, interpretimi i rrallë i Kadri Roshit (Video)

Nga Petrit Ruka –

Nga fondi im filmik po ju dhuroj një tjetër çast të art me Kadri Roshin.

Sekretari i Ali Pashë Tepelenës i lexon Pashait kokëkrisur një letër përgjigje për Napoleonin e madh plot epitete lavdëruese.

Aliu nuk qe dakord dhe i diktoi letrën e tij, më të shkurtrën në botë që perandori francez kish marrë ndonjëherë në jetë.

E kush tjetër mund ta përcillte këtë krenari rrebele më mirë se sa legjendari Kadri Roshi.

Ndiqeni këtë mrekulli 40 sekondëshe!

Xhirimet janë të vitit 1997/ ObserverKult