Letërsi e humorit, një konkurs për satirën dhe humorin e shqiptarëve

Mendoni për një revistë që qarkullonte dy herë në muaj, me një tirazh prej 60.000 kopjesh e zhdukej brenda ditës. Nuk është ende një realitet në shoqërinë shqiptare.

Por “Hosteni”, një revistë letrare e satirës dhe humorit mbetet një histori e bukur e Shqipërisë. Një konkurs mbarëkombëtar për letërsinë e humorit duket sikur do të na çojë drejt këtij realiteti.

Konkursi mbarëkombëtar i Letërsisë së Humorit, Niko Nikolla, organizuar nga Albania Excellence do të marrë jetë në qytetin e Pogradecit edhe si një nderim ndaj autorit dhe drejtuesit të kësaj reviste të njohur letrare.

Edhe juria e festivalit vjen me emra të njohur të humorit dhe letërsisë, si Vangjel Kozma, Zamira Kita, Alda Bardhyli, Rezar Xhaxhiu, Ilir Shyta, Migena Arllati dhe Eritan Kamolli.

Çmimet e këtij konkursi do të ndahen në shtator në qytetin e Pogradecit që në ditët e humorit do të ketë edhe të tjera evente./a2news.com