Letra 571-vjeçare e nënshkruar nga dora e Skënderbeut…

leter autografike e Skënderbeut

Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.


Letra autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga dora e vetë Skenderbeut, të cilat u ruajtën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb…).

571 vjet më parë (8 gusht 1451)

Kjo letër autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm pambuku (bombagine) të kohës dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, i cili mban datën 8 gusht 1451. Ndërsa letra në fjalë arriti në duart e Bujarisë së Republikës së Sienës më 13 shtator 1451. /Archivio di Stato di Siena

Përgatitit: Prof. Jahja Drançolli

ObserverKult

Lexo edhe:

FAIK KONICA: MARTESA E SKËNDERBEUT

Nga: Faik Konica

Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gja kra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua në atë vit, në faqe të gjithë dheut, se Skënderbeu qe më i madhi kapetan i kohës së tija.

Vitin 1451, Babai i Kombit e shkoi në qetim e në paqe; trimi i mjerë kish nevojë të mblidhte kockat e të çlodhej. Në atë vit goditnë dy punë të lumura: Skënderbeu u martua me zonjën Merine, të bijën e Arianitit, që ish kryezot i Kaninës, – në atë vit prapë, ngriti kështjellën e Modrises.

Dasma u bë më 26 të prillit 1451, – Skënderbeu ish 47 e zonja 23 vjetsh. Princë e zotërit fqinjë erdhnë më të shumët në dasmë, e, ata që ishin të penguar në dhe të tyre, dërguan zëvendës, – të gjithë me kanisqe të bukura. Veç nuk erdhën princët Dukagjinë, që ishin si pak më të ftohtë me Skënderbenë, edhe në vëllezërit e nuses, të cilët s’deshnë të venë në dasmë se ishin të zemëruar keq që i ati i kish dhënë pajë të tepërt se motrës tyre. “Hajde, djall Toske, hajde!Ku të lë felle Toska! E kush e mban Toskën kur zemërohet?…) Pa mbyllni pak sytë, e të veni me mend 450 vjet prapa, në Kaninë, në konak të zotit Arianit me bijtë e vet.

He, mor djelm, thotë luftëtari i ndritur, veshur me fustane e me xhokë, me silah, me kalca e me opinga; he, mor djelm, ç’keni ju! Edhe juve ju kam për të lënë begati. Çapni në dasmë, se është turp!

Jo, mor zot, jo, përgjigjen toskët e rinj, nuk vemi ne, na u mbush mendja!

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU