Letra e Albert Ajnshtajnit për vajzën e tij ku i tregon për “forcën e dashurisë”

Albert Ajnshtajn

Nga Albert Ajnshtajn

Kur unë propozova teorinë e relativitetit, shumë pak njerëz më kuptuan, dhe ajo që do të të tregoj tani, për t’ia transmetuar njerëzimit, gjithashtu do të hasë keqkuptimet dhe paragjykimet në botë.

Kërkoj prej teje që t’i ruash letrat sa më gjatë që të jetë e mundur, vite, dekada, deri sa shoqëria të kenë përparuar mjaftueshëm për të pranuar atë që unë shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë ekstremisht e fuqishme që, deri tani, shkenca nuk ia ka gjetur shpjegimin. Ajo është një forcë që përfshin dhe udhëheq gjithë të tjerat, dhe që qëndron pas çdo fenomeni që funksionon në univers dhe që nuk është identifikuar ende prej nesh.

Kjo forcë universale është dashuria.

Kur shkencëtarët kërkuan për një teori të unifikuar të universit, ata harruan forcën e parë më të fuqishme. Dashuria është dritë, që ndriçon ata që e japin dhe ata që e marrin atë. Dashuria është gravitet, sepse ajo bën që disa njerëz të tërhiqen nga disa të tjerë. Dashuria është fuqi, sepse ajo shumëfishon gjërat më të mira tek ne. Dhe e lejon njerëzimin që të mos shuhet në egoizmin e tij të verbër. Dashuria shpaloset dhe përshfaqet. Sepse për dashurnë jetojmë dhe për dashurinë vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuria.

Kjo forcë shpjegon gjithçka dhe i jep kuptim jetës. Ky është variabli që e kemi injoruar për një kohë kaq të gjatë, ndoshta sepse ne kemi frikë nga dashuria, sepse ajo është e vetmja energji në univers që njeriu s’ka mësuar ende që ta drejtojë me vullnet të lirë.

Për ta bërë të dukshme dashurinë, unë kam bërë një zëvendësim në ekuacionin tim më të njohur. Nëse në vend të E = mc2, ne pranojmë që energjia për të shëruar botën mund të arrihet nëpërmjet dashurisë së shumëfishuar nga shpejtësia e dritës në katror, ne arrijmë në konkluzionin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston, sepse ajo është e pakufishme.

Pas dështimit të njerëzimit, në përdorimin dhe kontrollin e forcave të tjera në univers, ato janë kthyer kundra nesh, është e një përparësie urgjente që ne të ushqejmë vetveten me një lloj tjetër energjie…

Nëse duam që specia jonë të mbijetojë, nëse duam që të zbulojmë kuptimin e jetës, nëse duam që ta shpëtojmë botën dhe çdo qenie me ndjenjë që ekziston, Dashuria është e para dhe e vetmja përgjigjje.

Ndoshta, ne nuk jemi ende gati që të krijojmë bombën e dashurisë, një pajisje kaq të fuqishme saqë do të shkatërronte të gjithë urrejtjen, egoizmin dhe makutërinë që e kanë shkatërruar planetin.

Megjithatë, çdo individ mban brenda vetes një gjenerator të vogël, të fuqishëm, të dashurisë, enegjia e së cilës pret që të çlirohet.

Kur ne do të mësojmë që të marrim dhe të japim këtë energji universale, e dashur Lieserl, ne do të kemi afrimuar se dashuria i mposht të gjitha, ajo është e aftë që të transhendojë çdo gjë dhe asgjë, sepse dashuria është mishërimi i jetës.

Më vjen thellësisht keq, që nuk kam qenë në gjendje të shpreh çfarë kam në zemrën time, që ka rrahur qetësisht gjatë gjithë jetës sime. Ndoshta, është shumë vonë për të kërkuar falje, por duke qenë se koha është relative, kam nevojë të të them se të dua dhe falë teje kam arritur në përgjigjen përfundimtare!

Babai yt,

Albert Ajnshtajn

Përktheu: Enkeleda Suti

ObserverKult

_______________________

Lexo edhe:

ALBERT AJNSHTAJN, GJENIU QË NUK E KISHTE QEJF SHKOLLIMIN