Letra e dashurisë që u gjet pas vdekjes së Beethoven: Ah… ka momente kur ndjej se fjalët s’janë asgjë

Pas vdekjes së kompozitorit të madh, Ludving van Beethoven, në sendet e tij u gjet edhe kjo letër dashurie. Ajo është shkruar për një grua të panjohur, të cilën Beethoven e quante “E pavdekshmja, e dashura ime”

6 korrik 1806

Engjëlli im, gjithçkaja ime, shpirti im!
Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. Çfarë humbje kohe.

Përse gjithë kjo brengë kur nevoja flet? A mund të rezistojë dashuria jonë përveçse me sakrifica? A mund ta ndryshosh faktin se ti nuk je tërësisht e imja, se unë nuk jam tërësisht yti?

O Zot! Shiko jashtë bukuritë e natyrës dhe qetësoje veten me atë çfarë është. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo është shumë e drejtë.

Nëse do ishim tërësisht të bashkuar, ti do ta ndjeje dhimbjen po ashtu si unë.
Tani një ndryshim të gjërave të brendshme nga gjërat e jashtme. Me siguri do e shohim njëri-tjetrin.

Aq më tepër që unë s’mund të t’i tregoj vëzhgimet që kam bërë gjatë këtyre ditëve të fundit, të cilat kanë prekur jetën time. Nëse zemrat tona do të ishin bashkë, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga këto.

Zemra ime është e mbushur plot me gjëra që dua të t’i them ty. Ah! Ka momente kur ndjej se fjalët s’janë asgjë. Gëzohu, bëhu e vërteta ime, thesari im, gjithçkaja ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Perënditë duhet të na japin pjesën tjetër, e cila do të jetë më e mira për ne.

I yti besnikërisht
Ludvig

—————–

Lexo edhe:

Letër dashurie: Gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty…

ObserverKult