Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 3 mars të vitit 1921, Mid’hat Frashëri dërgoi një letër në Konferencën e Paqes në Paris.
Në cilësinë e presidentit të delegacionit shqiptar, Frashëri shprehte gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej pranimit në Lidhjen e Kombeve.
Nga ana tjetër, përcillte keqardhjen për situatën kritike të shqiptarëve në territoret e Greqisë dhe të Serbisë, ku nuk respektoheshin të drejtat e këtij minoriteti.
“Në përputhje me popullsinë në territorin e aneksuar, shqiptarët duhet të kenë 4 përfaqësues në parlamentin grek.
Megjithatë, këta deputetë nuk janë caktuar ende, gjë që bie në kundërshtim me ligjet kushtetuese. Minoriteti i shqiptarëve në Greqi është gjithashtu i privuar nga çfarëdo përfaqësimi”, shpjegonte Frashëri.
Më tej, në letër, ai informonte Lidhjen e Kombeve se shqiptarët në Serbi ishin subjekt keqtrajtimesh, që shpesh përshkallëzonin deri në fatalitete.
“Padrejtësi të ngjashme ushtrohen edhe nga qeveria serbe, e cila i mohon minoritetit shqiptar privilegjin e njohur të mësimit të gjuhës së tyre amtare, pavarësisht parashikimeve të Traktatit të Saint Germain-it, përmes të cilit mori përgjegjësinë për të respektuar të drejtat e minoriteteve”, përmbyllte letrën Mis’hat Frashëri./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
MITHAT FRASHËRI: LETËR NGA TIRANA
“France-Orient” ka botuar, më 1 shkurt 1922, në faqen n°27, një letër të Mithat Frashërit (Sulo Kendom) mbi zhvillimet e brendshme asokohe në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Letër nga Tirana
Tiranë, 12 janar.
Ne kemi pasur ditë të tensionuara këtu në Shqipëri, megjithëse ndryshimet e qeverive kanë ndodhur me qetësi dhe pa ndonjë shqetësim. Ekzagjerimet e Agjencive – të cilave nuk u mungon fuqia e imagjinatës – na bëjnë të buzëqeshim këtu.
Tani, domethënë që prej 22 dhjetorit të kaluar, ne kemi një qeveri e cila gëzon besimin e plotë të Parlamentit. Z. Xhafer Ypi, Presidenti aktual i Këshillit, është i diplomuar për drejtësi, një njeri me përvojë dhe vullnet të mirë, dhe ai e ka rrethuar veten me kolegë të mirë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult