Letra e lamtumirës që la lideri i grupit Nirvana, Kurt Cobain, para se të vetëvritej me armën e gjahut më 5 prill 1994.
Në shënimin e vetëvrasjes së Kurt Cobain thuhet:
“Për Boddah
Duke folur me gjuhën e një njeriu të thjeshtë me përvojë, i cili padyshim që do të preferonte të ishte një ankues i dobët dhe naiv. Ky shënim duhet të jetë mjaft i lehtë për t’u kuptuar.
Të gjitha paralajmërimet nga rrjedhjen e punk rock ndër vite, që nga prezantimi im i parë, le të themi, me etikën e lidhur me pavarësinë dhe përqafimin e ideve tuaja, kanë rezultuar të jenë shumë të vërteta. Nuk e kam ndjerë eksitimin e të dëgjuarit, si dhe të krijimit të muzikës, së bashku me leximin dhe shkrimin, për shumë vite si tani. Ndihem fajtor pa fjalë për këto gjëra.
Për shembull, kur kthehemi në skenë, dritat fiken dhe fillon ulërima elektrizuese e të pranishëmve, nuk më prek do mua mënyra, se si ndodhi për Freddie Mercury, i cili dukej se e donte, e shijonte dashurinë dhe adhurimin nga turma, që është diçka që unë e admiroj dhe e kam zili plotësisht. Fakti është se nuk mund t’ju gënjej, asnjërin prej jush. Thjesht nuk është e drejtë për ju ose për mua. Krimi më i rëndë, për të cilin mund të mendoj, do të ishte t’i grisja njerëzit, duke e falsifikuar dhe duke u shtirur sikur po argëtohem 100%. Ndonjëherë ndihem sikur duhet të kontrolloj orën para se të dal në skenë. Kam provuar gjithçka në fuqinë time për ta vlerësuar atë (dhe po, Zot, më beso, po, por nuk mjafton). E vlerësoj faktin që unë dhe ne kemi ndikuar dhe argëtuar shumë njerëz. Duhet të jetë një nga ata narcisistët që i vlerësojnë gjërat, vetëm kur janë larguar. Unë jam shumë i ndjeshëm. Më duhet të jem pak i mpirë që të rifitoj entuziazmin që kisha dikur kur isha fëmijë.
Në 3 turnetë tona të fundit, kam pasur një vlerësim shumë më të mirë për të gjithë njerëzit që kam njohur personalisht dhe si dhe fansat e muzikës sonë. Por ende nuk mund ta kapërcej zhgënjimin, fajin dhe ndjeshmërinë që kam për të gjithë. Ka të mira në të gjithë ne dhe mendoj se thjesht i dua njerëzit shumë, aq shumë sa më bën të ndihem shumë i trishtuar. I vogël i trishtuar, i ndjeshëm, mosvlerësues, njeriu Jezus. Pse nuk e shijoni vetëm atë? Unë nuk e di!
Unë kam një perëndeshë, në vend të një gruaje, që lodhet shumë, ambicjoze dhe e ndjeshme. Kam një vajzë që më kujton shumë atë që kam qenë, plot dashuri dhe gëzim, duke puthur çdo person që takon, sepse të gjithë janë të mirë dhe nuk do t’i bëjnë asnjë të keqe. Dhe kjo më tmerron deri në atë pikë sa mezi funksionoj. Nuk e duroj dot mendimin që Frances të bëhet rokerja e mjerë, vetëshkatërruese dhe të gjurmojë vdekjen si unë.
Kam kaluar momente të bukura e jam mirënjohës, por qysh kur kam qenë shtatë vjeç, jam mbushë me urrejtje ndaj njerëzve… vetëm sepse duket kaq e thjeshtë për ta me vazhduar e me u njëjtësuar… Vetëm sepse duket kaq e lehtë për njerëzit që kanë ndjeshmëri. Vetëm sepse i dua dhe më vjen keq për njerëzit, mendoj.
Faleminderit të gjithëve nga gropa e stomakut tim që përvëlon dhe dhemb, për letrat dhe shqetësimin tuaj gjatë viteve të kaluara. Unë jam një fëmijë shumë i çrregullt dhe me humor! Unë nuk kam më pasion, dhe kështu mbani mend, është më mirë të digjem se sa të venitem.
Paqe, dashuri, ndjeshmëri.
Kurt Cobain
Frances dhe Courtney, unë do të jem në shërbimin tuaj.
Ju lutem vazhdoni Courtney, për Frances.
Për jetën e saj, e cila do të jetë shumë më e lumtur pa mua.
TE DUA, TE DUA!”
Kurt Cobain ”Rest In Peace Father Of Grunge”
Shënimi i vetëvrasjes i drejtohej shokut imagjinar të fëmijërisë së Kurt Cobain, Boddah./ E përgatiti A. Vataj
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA E ALBERT KAMY PËR MËSUESIN E TIJ: FALEMINDERIT PËR SJELLJEN TUAJ NDAJ NJË FËMIJE TË VARFËR DHE TË SHKRETË
Letër mirënjohjeje që Albert Kamy i shkruante mësuesit të fillores pas marrjes së çmimit Nobel
I dashur zotëri Germain,
Po lë mënjanë gjithë këtë rrëmujë rreth meje këto ditë për të folur me ty nga thellësia e zemrës. Sapo më është dhënë një çmim tejet i madh, një të tillë as e kam kërkuar, por as mund të kërkohet.
Por kur mora vesh lajmin, pas nënës, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishit Ju. Po të mos ishit ju, dora juaj përkëdhelëse ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë siç isha unë, po të mos ishin mësimet dhe shembujt tuaj, kjo nuk kishte për të ndodhur.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult