Letra tronditëse e Princeshë Dianës para se të ndërronte jetë: Burri im po planifikon një aksident me makinë

Princesha Diana dhe Charles jetuan një martesë, e cila sigurisht nuk konsiderohet si një nga më të lumturat, pasi arritën në pikën e divorcit.

Mirëpo pasi ndërroi jetë Lady D kanë dalë disa fakte të reja rreth raportit të tyre.

Njëri kishte të bënte me në një letër që ajo kishte shkruar ku përshkruante se burri i saj po planifikonte ta vr iste, duke e nxjerrë thashethemet për të.

Ish-udhëheqësi i Scotland Yard, John Stevens, i tha së fundmi ‘Daily Mail’ se ai kishte folur me Princin Charles për shënimin që princesha kishte shkruar në vitin 1995: “Burri im po planifikon një aksident me makinë, problem në frena dhe një goditje të rëndë në kokë”, në mënyrë që siç pretendonte ajo, të martohej me dadon e fëmijëve të tyre, Tigi Lee Burg.

Ndërsa marrëdhënia me Camilën, nuk ishte gjë tjetër veçse “një shpërqendrim”, duke pretenduar se po tallej me të dyja.

Tigie ishte dado e William dhe Harry në 1993. Ajo vetë kishte shkuar për pushime me familjen mbretërore, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me ta.

Sipas raporteve të reja, Princesha Diana besonte me vendosmëri se Tigi dhe Charles ishin në një lidhje kur Martin Bashir i tregoi dokumente që ‘vërtetonin’ se dado kishte bërë një abort pasi mbeti shtatzënë nga princi./abcnews.al


Lexo edhe:

FJALËT E FUNDIT TË PRINCESHËS DIANA DHE RRËFIMET E DËSHMITARËVE

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.

Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry. Të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.

Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997. Në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa tanimë kanë kaluar 24 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU