Letrat e dashurisë të Princeshë Dianës dërguar James Hewit, është raportuar se do të shiten në Amerikë për 1 milionë dollarë, derisa ka frikë se ato do të bëhen publike.
Ish-oficeri ka mbajtur deri tash 66 letra që ajo shkroi gjatë lidhjes së tyre, ndërsa bëhet me dije se tani ato u janë drejtuar firmave të ankandeve.
Hewitt, kishte një lidhje pesëvjeçare me princeshën e atëhershme të Uellsit midis viteve 1986 dhe 1991.
Një shtëpi ankandi amerikan thuhet se tani ka vënë në rresht një koleksionist të pasur për të blerë letrat me çmim deri në 1 milion dollarë, ose 780,000 dollarë, duke u quajtur edhe si ‘fyerja e fundit’ për kujtimin e princeshës së ndjerë, e cila ka vdekur në një aksident komunikacioni.
Ingrid Seward, autore e librit mbretëror “My Mother and I”, tha se Hewitt e ka tradhtuar Dianën në shumë mënyra, kështu që kjo tash që do të bëjë është fyerja e radhës.
“Unë supozoj se Hewitt i duhen domosdoshmërisht paratë dhe ai e sheh vlerën në këto letra”, tha ajo.
Diana pati konfirmuar lidhjen me Hewitt gjatë intervistës së saj në Panorama në vitin 1995 me gazetarin Martin Bashir.
‘Po, e adhuroja atë. Isha e dashuruar me të”, pati thënë ajo.
Hewitt kishte qenë një oficer dhe kishte shërbyer në luftën e parë të Gjirit, duke komanduar një skuadër tankesh./dailymail
ObserverKult
Lexo edhe:
PUBLIKOHET LISTA: KËTA JANË AKTORËT MË TË PAGUAR
Adam Sandler dhe Margot Robbie ishin aktorët më të paguar të vitit 2023 .
Këtë e ka konfirmuar Forbes së fundmi me publikimin e listës së të gjithë aktorëve të mëdhenj.
Aktori më i paguar në Hollywood për vitin 2023 u shpall Adam Sandler, i cili ka fituar një shumë marramendëse prej 73 milionë dollarëshe.
Ndërkohë, Margot fitoi 59 milionë dollarë vitin e kaluar… padyshim, shumica e tyre janë paratë e “Barbie”, ku filmi fitoi mbi 1 miliard dollarë në arkë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
VISAR ZHITI: KUR VJEN TI…
Kur vjen ti ndjej erën e këndshme
të nje peme të sapoprerë.
Ike nga të gjitha dhe për të gjitha erdhe tek unë.
E si mund ta kuptoj ç’do të thotë pranverë
po mos të të dua ty shumë, shumë?
Dorën tënde mbaj si gjethe midis duarve të mia
dhe pastaj më bëhen të njohura sekretet e blerimit.
Kohën e munguar ma dhuron dashuria
më të sigurt se veshja dhe armët e Akilit.
Vetëm të dy mund ta rishpikim qytetin e rrënuar,
jo që ti të vish pas meje a unë të të vij nga pas.
Jetën ta ndajmë, ja ashtu si verën dhe bukën,
që secili të ketë më shumë se dy jetë bashkë.
Dashuria është sy i bukur prej dite
brenda përkrenares së një perëndeshe,
bronzi i së cilës çahet prej buzëqeshjes.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult