Para se të takonte Michelle në kolegj, zemra e Barak Obamës rrihte për një vajzë tjetër. Emri i saj është Alexandra McLear. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh, letrat që tregojnë për dashurinë e tyre janë bërë pjesë e arkivit të Universitetit Emory në Atlanta. Ato janë nëntë letra dhe datojnë që nga vitet tetëdhjetë. Ato tregojnë momentin kur presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, mbërriti në Nju Jork për të studiuar në Universitetin e Kolumbias, kur po përpiqet të kuptonte se cila do të ishtej rruga e tij në jetë, dhe flet me vajzën, me të cilën kish studiuar në Occidental College në Los Angeles.
Barack dhe Alexandra McNear po ndahen: është e qartë nga letra që marrëdhënia nuk ka të ardhme, me distancën nga bregdeti në bregdet. Letrat hedhin dritë mbi vitet formuese të Obamës, gjendjen e keqe në lidhje me identitetin e tij, ndjenjën e izolimit, interesin i tij një karrierë në shërbim të komunitetit, por edhe në aspektet më banale të jetës së kolegjit dhe tensionet e një dashurie të parë në rënie.
Shumë e fshehtë mënyra si kanë mbërritur në Atlanta. Drejtorja e Bibliotekës, Rosemary Magee, pati thënë se është kufizuar të thotë se “dikush në botën e librave të rrallë” ka bërë ndërmjetësin.
“Janë rrëfimet të një djaloshi që ende as nuk e ka idenë se do të bëhet president i ardhshëm i SHBA”, ka thënë Magee për Nju Jork Tajms. “Më duket sikur po fundosem në një korridor të gjatë mes vlerave të vjetra, veprimeve, mënyrave të mendimit dhe asaj për të cilën aspiroj, ajo për të cilën po punoj”, shkruan Obama në letrën për Alex, në prill të vitit 1983.
Nga letrat del qartë se Obama dhe McNear po përpiqen të zgjidhin marrëdhënien e tyre dhe se dashuria e parë po transformohet në një miqësi. Në qershor 1983, në udhëtim me nënën dhe motrën në Indonezi, Barak i shkruan Alex që e mendon shpesh, por është konfuz për ndjenjat: “Më duket se do të duam gjithmonë atë që nuk mund ta kemi. Ja, kjo na bashkon. Dhe kjo na ndan”/(bota.al).