E adhuruar nga audienca në të gjithë botën, por jeta e saj ka qenë gjithçka përveç se një ëndërr. Maria Callas, kishte pasur një jetë më tragjike nga sa ishte menduar më parë.
Për ta zbuluar atë, janë disa letra të pabotuara, që janë bërë më në fund publike në librin ”Casta Diva: Jeta e fshehur e Maria Callas”, shkruar nga Lyndsy Spence.
Aty zbulohen fakte troditëse mbi jetën e të adhuruarës në mbarë botën, sopranos Maria Callas.
Në biografinë e re të Maria Callas, autorja e librit, Linzi Spence, arriti akses në letrat e pabotuara të sopranos së madhe dhe një materiali tjetër arkivor që hedh dritë mbi jetën e saj martesore, abuzimin e pësuar nga Onasis dhe ngacmimet seksuale.
Nga korrespondenca e pabotuar, që ndodhet në duart e kësaj autoreje, flitet për abuzime dhe dhunë fizike. Për një martesë të komplikuar me Giovanni Battista Meneghinin. Po ashtu edhe për hijet e marrëdhënies me dashurinë e saj të madhe, Aristotel Onasis, i cili e braktisi për Jackie Kennedy.
Spence zbuloi marrëdhënien e vështirë të Callas me nënën. E ëma ishte përpjekur ta bënte prostitutë gjatë luftës, me ushtarë gjermanë.
Në një letër drejtuar sekretarit të saj, sopranoja më pas rrëfeu se, Meneghini i plaçkiti më shumë gjysmën e parave.
“Isha budallaqe që e besova dhe ende më mundon kjo”, – thotë Callas.
Ndërsa Onasis, në më shumë se një rast e kishte droguar, kryesisht për arsye seksuale.
Marrëdhënia “martirizuese” me Onasis
Një kapitull i veçantë në libër është marrëdhënia e Maria Callas me Aristotel Onasis. Flitet se çfarë jetoi pranë tij kur në 1966 ai e kërcënoi.
“Ka një material nga ditari i një mikeshe të ngushtë që përshkruan në detaje se si Onassis i dha asaj drogë për arsye seksuale. Një akt që sot do të binte në kategorinë e përdhunimit”, thotë autorja e librit të ri për Maria Callas.
Vetë sopranoja shprehet në një letër drejtuar sekretares së saj: Nuk do të doja që Onasis të më thërriste dhe të fillonte përsëri të më torturonte.
Onasis dhe Callas u takuan në 1957, në një pritje të organizuar nga një kozmograf i mirënjohur i kohës .
Manjati shënjestroi divën greke të operës. Por nuk kishte mundësinë të flirtonte me të hapur.
Romanca mes tyre u zhvillua dy vjet më vonë, kur Onasis ftoi Callas dhe burrin e saj, Meneghini, në një lundrim me jaht .
Prania e gruas së tij, Tina Libanou, nuk e shqetësonte Onasis, i cili ishte përqendruar në qëllimin e tij për Maria Callas.
Kur ai pretendonte një grua, Onassis nuk e ndalte asgjë.
Ai flirtoi me Kalas pothuajse hapur.
Erotizmi midis tyre ishte tashmë i dukshëm. Aq shumë saqë kur gjatë një ndalese në Stamboll Patriarku Athenagoras hypi në jaht, ai bekoi Callas dhe Onassis, duke menduar se ata ishin burrë dhe grua.
Kur e vërteta u rikthye,të gjithë e kuptuan që bekimi i Patriarkut ishte profetik .
Më vonë, Onasis u divorcua nga Tina Libanou.
Callas u “çlirua” nga Meneghini gati tre muaj më vonë, përkundër reagimeve dhe presionit të tij, i cili nuk donte të pranonte humbjen e tij.
Marrëdhënia e tyre rezultoi e vështirë dhe shpërthyese.
Callas nuk kishte asnjë lidhje me gratë e bindura që Onasis ishte mësuar dhe konfliktet ishin të mëdha.
Manjati shpesh shkonte aq larg sa të fyente dhe lëndonte divën.
Martesa me Meneghini dhe ngacmimet seksuale
Lidhur me martesën e saj me Meneghini, Callas shkruan: Burri im vazhdon të tallet me mua pasi më mori gjysmën e parave, duke vendosur gjithçka në emrin e tij pasi u martuam.
“Unë isha një budallaçkë që i besoja atij.”
Ajo e përshkruan Meneghini si “një shushun”. Thoshte se “imiton milionerin ndërsa ai nuk ka asgjë”.
Në një letër tjetër, Maria Callas i referohet presidentit të Shkollës së Muzikës Juilliard në New York. Ai megjithëse ishte i martuar, bëri propozime të papërshtatshme të cilat, kur ajo i refuzoi, ai “mbylli derën” për bashkëpunime të ardhshme profesionale .
“Peter Menin ra në dashuri me mua. “Kështu që kur e refuzova, ai u kthye kundër meje”.
Marrëdhënia me prindërit e saj
Zbulimet e reja përfshijnë të vërtetën për fëmijërinë e vështirë të Calla-s në Evropë.
“Callas u zemërua me nënën e saj, e cila punoi si prostitutë gjatë luftës. Nëna po përpiqej t’ia shiste “atë ushtarëve nazistë,” tha Spence.
Më vonë, nëna e Calla-s i shiti historinë shtypit dhe e shantazhoi, duke i shkruar vajzës së saj:
“A e dini se çfarë prodhuesit e përulur të filmave bëjnë sapo të bëhen të pasur? Në muajin e parë ata shpenzojnë paratë e tyre të para për të bërë një shtëpi për prindërit e tyre… Çfarë keni për të thënë, Maria?”
Në letra, Maria Callas duket se e mohon nënën e saj, për të cilën, siç thotë autorja e librit, ajo “ndjeu neveri”.
Fatkeqësisht për Maria Callas, autorja e librit shkruan, se babai i saj nuk ishte më i mirë.
“Ai i shkroi asaj një letër në të cilën ai paraqitej se po vdiste në mënyrë që të merrte para nga ajo.”
Fundi tragjik
Materiali i deritanishëm i pabotuar hedh dritë edhe mbi problemet shëndetësore me të cilat u përball Maria Callas para vdekjes së saj, në 1977, në moshën 53 vjeç.
Gjendja e saj shëndetësore ndikoi në paraqitjet e saj në vitet ’60. Dihej gjithashtu varësia e saj ndaj drogës. Po ashtu edhe humbja e zërit të saj në intervale të rregullta.
Maria Callas kishte një çrregullim neuromuskular me simptomat e para që u shfaqen në vitet 50-të por mjekët, në atë kohë, e ekzaminuan atë si “të çmendur”.
Kjo shpjegon pse ajo shpesh e humbte zërin, si rezultat i së cilës karriera e saj zgjati më pak nga sa pritej ”, shkruan autorja i biografisë së re.
ObserverKult
———————