Lexojeni poezinë që Lasgush Poradeci ia kushtoi Naim Frashërit

poradeci

Lasgush Poradeci i ka kushtuar dy poema Naim Frashërit, njërë prej të cilave, atë titulluar “Naim Frashëri”, botuar në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë ua sjellim për kënaqësinë tuaj.

Në çetele të kujtimit, që dhëmkoset pak-nga-pak,
Ja shënova kohës sonë fluturimin vraparak
Ç’bën vallë nën rrasën e varrit,
nën zinë e përjetëshme të gjumit pa ëndërra?
A e ndriçon sërish fusha e Qerbelasë?
I këndon këngë malli Drini plak e i kulluar?

E atje, ku zër’ i kthiell s’diti ç’është fjal’ e shkruar,
Me dëgjimin tënd fisnik e me vërejtjen e pasharë
Gjuh’ e ëmbël e stërgjyshve do të dukej gjuh’ e vdarë:
Humbi radhën çdo të folur, çdo kuvend e ndyti shijen ,
Ligjërata pleqërishte sot ka vrarë vetëdijen.
Aq sa me t’u mëshiruar në kaq helm e kaqë prishmë,
Më të kot do të vërente veshi yt i harmonishmë
A mos gjejë i tepërlumtur midis fjalëvet barbare
Tingëllimin q’i dha zërit frym’ e gojës shqipëtare…

Po nër bijt’e Mëmës sate,me gjyrmashë e me stërnipër,
Shkatërrim’ i shpejt’ i gjuhës sot qëndron në vepr’ e sipër;
Sot po humb kuvend’i zogut ç’gjithë bukuri që kishte
Palëngon e nis të  shembet folja jonë pleqërishte,
E në breg të kaq rrëmuje psherëtiu dh’u shua fare
Dyke rënë posi pika këng’ e orës shqipëtare.

Kush u tall se pasuria është rrob’ e larë n’ar?
Se një mendj’ e palëmpirë zbukuron një trup bujar?
Në fjalim të Shqipëtarit kush përqeshi? Kush gajasi?
Kush më tha se gjuh’ e sotme shëmbëllen me zë larasi.

… Të përmbysin vetëdijen kur na fton mburim i jetës?!…
të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
… Ta mjerojmë kuvendimin me kaq helm  e kaqe prishmë
Drita e tij  verbon qëniet e errësirës:
E kështu kur hën’ e plotë lakuriqin e ka prekur,
Ai ngeci nd’anë muresh dh’e u çukit e ra i vdekur.

Ra e shtrirë mes pishtari me qepallë të këputur
E shastisur po nga flaka pendë-shkruarëza flutur,
E kështu-i javiti kryet një shfrerim edhe një bujë,
Ku thesar’ i shenjt’ i gjuhës bëhet lodër e rrëmujë,
Ku çdo goj’ e djallëzuar, mbledhur fshehura në klikë,
… Se ç’u mbush plot kapedanë – po me mendje-çilimiu…

Ç’ndriti Lushnja trimërore – po ç’u err dhe vetvetiu…
Pastaj rrugësh arratije bje gjykimi – e gjëma shtohet,
Pazë ç’bëhet ç’u pat bërë – ç’u godit zë shkatërrohet;
Ç’u ndërtua brez pas brezi, be greminë më në ças,
Ku këndoj bilbil’ i kombit, grifsh’ e huaj çirret pas.

Me përbrëndjen e shkrumbosur një poet, një deputet,
Flet e ç’flet e vret e pret për një të vet virgjinitet…
Prej blatishtash tradhëtie shkumbëzon një farmason
E me ton që të shurdhon dënon një renegacion…

E nj’ aty një tru-venitur që mban dije për një fije,
Lajkatar a dërdëllitës nxjerr lëvozhga gjuhësije,
Dyke lojtur maskaradën, si kasneci në pazar,
Me dy sy të zgurdulluar, me një pedantizm barbar,
Se pat humbur prej qëkuri shpirt’ i gjuhës  së atyre,
Që në fat të lum të kombit janë shembëlla mynxyre;
Se për shqipen pleqërishte – për çudin’ e mosfjalosur,
Vesh’ i tyre-i shushulluar ka timpanin e rrëxhosur.

E kështu-i kapsiti kryet ekzotizmi orë-lik,
Vijza mërshe e ngjyrë dheri mori shtat’ i saj fisnik.
E kështu filloi të ngrihet nga varrishtat e çdo ane
Përmi gjuhën shqip të gjallë një mumje egjiptiane.
Gjuha: shpirti i shenjt’ i kombit, që kalon dyke kënduar!
Gjuha: zjarr, ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar!
Gjuha: afsh’ i gjall’ i jetës! Shpat’ e ndritur e lirisë!
Gjuha: yll’ i vjershërisë! Gjuha: Verb’ i Perëndisë!

ObserverKult

lexo edhe:

MOIKOM ZEQO: Lasgush Poradeci për Naim Frashërin