Varrezat e reja, ndërtuar mbi rrënojat e kishave të vjetra janë kthyer në pengesë për punimet restauruese në objektet historike. Dom Nik Ukgjini tregon se nuk mund të ndërtohet obelisku për Kuvendin e Arbrit në Merqi të Lezhës. Pa u transferuar varreza publike. Ai kërkon zgjidhje ligjore për këtë problematikë.
Rreth 400 vjet më parë në fshatin Merqi të Lezhës u mbajt Kuvendi i Arbrit ose siç njihet ndryshe Koncili i Kishës Katolike në trojet shqiptare. Kjo ngjarje e rëndësishme historike e dëshmuar në dokumente arkivore nuk e ka një obelisk përkujtimor.
Përkujtimore për Kuvendin e Arbrit
Studiuesi Dom Nik Ukgjini shprehet se pengesë për restaurimin e qelës së vjetër dhe për zbatimin e projektit. Të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit po bëhet kjo varrezë publike.
“Një fenomen që ka filluar që ka shumë kohë por sidomos kohët e fundit që po merremi me monumente të vjetra të shpallura monument kulture dhe atyre historike. Tash jemi ballafaquar drejtpërdrejt duke menduar të bëhet diçka në Kuvendin e Arbrit. Është koha që duhet ndërmarrë dhe të bëhet një përkujtimore për Kuvendin e arbrit dhe do të fillohet të realizohet. Gjatë kësaj periudhe që ekipi i punës ka bërë projektin varret vend e pa vend bëhen pengesë për realizimin e veprës. Sepse mendohet të lidhet kisha me qelën 400-vjeçare ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit do të ringrihet do të jetë vend shtegtimi”, u shpreh Dom Nik Ukgjini.
Me rënien e diktaturës pas viteve ’90 banorëve e fshatrave në Lezhë hapen varre të reja. Në rrënojat e monumenteve të kulturës, duke dëmtuar arkeologjinë e këtyre zonave. Që mbarnin vlera të rëndësishme historike.
“Njerëzit nuk kanë kontroll nuk ka një planimetri. Kisha dhe lokale dhe institucionet shtetërore që kanë për detyre caktimin e varrezës publike. Urbanizmi i varreve ku shkarkohet arkelogji e balldre. Dhe afër mureve të kishës arkeologjia do të do të bëhen gërmime kemi edhe kisha të tjera në Kakarriq dhe Blenisht janë muret e ngritura”, tha studiuesi.
Dom Nik Ukgjini kërkon zgjidhje institucionale dhe ligjore për këtë situatë komplekse që vërehet jo vetëm në Mërqi. Por dhe në Balldre e Zejmen ku varret e reja po dëmtojnë sajtet arkeologjike./shqiptarja.com