Libër i ri nga Alketa Gashi Fazliu/”Gjarpri i fqinjit” ngre kumtin e lirisë shpirtërore

alketa gashi fazliu

Shtëpia Botuese Artini ka sjell për lexuesit librin më të ri me poezi të poetes dhe moderatores së njohur televizive, Alketa Gashi Fazliu.

“Gjarpri i fqinjit” është një trokitje e frymë e re poetike përbrenda unit njerëzor dhe përvojave të jetës që ngre kumtin e lirisë shpirtërore dhe fisnikërimit të saj njëkohësisht!
Është gjakimi human që përmes mjeteve shprehëse poetike luftohet hipokrizia e shpirtërave të molisur e të varur në litarin e kohës dhe miopisë në dashuri.
Është një copë kohë, rini dhe liri që komunikon me lexuesit por edhe një pjesë e shpresës së faljes e dashurisë mbi errësirën e shekullit!
Në përmbajtjen e poezive gëlon saga ekzistenciale e një tharmi dualist dhe idealeve të larta të femrës shqiptare për ta fisnikëruar jetën edhe në kohëra “kolerash” do të thoshte G.G. Markez!
Kënaqësia është gjatë ngjitjes kurse misioni letrar na thërret çdo ditë!”, shkruan autorja në njoftimin për botimin e librit.

ObserverKult