Libër i ri nga Angela Kosta “Intervista në spektrin e literaturës, artit dhe gazetarisë”

angela kosta

Sapo ka dalë nga shtypi libri më i ri i autores Angela Kosta “Intervista në spektrin e literaturës, artit dhe gazetarisë”, ku janë të përfshira intervista me letrarë, artistë, editorë e gazetarë.

Disa nga të intervistuarit janë:

  • Arslan Bayır – Turqi
  • Omatee Ann Marie Hansraj – Karaibe
  • Clelia Moscariello – Itali
  • Marianna Iannarone – Itali
  • Joan Josep Barcelo – Spanjë
  • Tamikio L Dooley – Amerikë
  • Alessandro Russo – Itali
  • Tarana Turan Rehimli – Azerbaixhan
  • Giuseppina Irene Groccia – Itali
  • Mino Sferra – Itali
  • Byeong Cheol Kang – Koreja e Jugut
  • Natalie Bisso – Gjermani
  • Vinicio Salvatore Di Crescenzo – Itali
  • Silla Maria Campanini – Itali
  • Francesca Gallello – Itali
  • Rasim Maslic – Gjermani
  • Hamed Al – Dhabani – Irak
  • Hassane Yarti – Marok
  • Christine Peiying Chen – Zelanda e Re
  • Catia Pugliese – Itali

Në këto intervista, hyhet në spektrin e brendësisë së tyre, vetëdijes, pa paragjykime apo neglizhime, për t’u dhënë lexuesve një vizion po aq konkret sa edhe real, pa ndërlikime apo ndikime të jashtme.

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”, ka thënë Nelson Mandela, dhe është pikërisht ky kyçi i suksesit të poetëve, shkrimtarëve, piktorëve, muzikantëve, sportistëve etjer… ai i rimëkëmbëmjes edhe pse me gjunjë të copëtuar, me duar të atrofizuar, me sy të verbuar, me gojë memece, me veshë të shurdhër, me gjymtim fizik por jo psikologjik dhe intelektual, thekson autorja e librit Angela Kosta.

“Është me të vërtetë intigrues, por, po edhe aq magjepsës “imazhi i pastër” i ndjenjave dhe emocioneve të shpirtit të tyre, jo si mirazh apo iluzion, por si fakt, vërtetësi dhe vendosmëri, me hapat e matur që hedhin dhe kapërcejnë drejt rrugëtimit të bukur por edhe po aq të vështirë, për të arritur drejt e në zemrën e lexuesve dhe artdashësve, me penën apo kanavacën e tyre, me vargjet apo bojrat kudo dhe kurdo ndodhen”, thotë tutje në njoftimin për botimin e librit, shkrimtarja Angela Kosta.

ObserverKult