Libofsha, perla e fshehur/ Fshati në Fier me kisha shekullore, u ruajtën edhe nga regjimi komunist

Fshati Libofshë ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti i Fierit, dhe për banorët e zonës është një perlë e fshehur.

Atje ndodhen rreth 15 kisha shumë të mirëmbajtura nga njerëzit dhe të ruajtura fort nga vendimet ateiste të 40 viteve komunizëm, që u vuri kazmën objekteve të kultit në mbarë vendin.

Për shumë turistë, por edhe vendas, Libofsha e Fierit është një fshat ndoshta i panjohur!

Por, si askund tjetër në këtë fshat ndodhen të ndërtuara plot 15 kisha!

Teksa regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit anembanë vendit, këto kisha i mbijetuan mendësisë ateiste që ishte ngulitur tek strukturat e partisë!

Objektet kishtare janë qindra vjeçare, por edhe të jashtëzakonshme për nga arkitektura dhe stili.

At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës që i mbrojtën dhe i ruajtën këto objekte.

“Zona jonë ka pasur 15 kisha, disa kisha të vogla u prishën nga regjimi i asaj kohe. Kurse, kjo kisha e Shën Kollit dhe Shën Gjergjit, Shën Kozmait. Po ashtu edhe disa kisha të tjera jo të kësaj zone, u mbajtën të ruajtura. Vetë zona dhe populli nuk lejoi që këto të prisheshin.

Tefta Deda, e bija e kujdestarit të kishave, Rrapi Saqellari tregon se babai i saj i vendoste çelësat në vend të sigurtë dhe asnjë nga ne fëmijët nuk i dinim se ku ishin. Krejt kjo vetëm, që afresket brenda tyre të ruheshin.

“Babai këto çelësa i fshihte, apo nuk e di se ku i vendoste që as ne, fëmijët e tij, dhe as mamaja nuk e dinte se ku ishin. Arsyeja ishte shumë e fortë. Siç janë ruajtur këto kisha për mëse 300 vite, edhe për babain tim ishte një përgjegjësi shumë e madhe”./ oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

KISHA E NËNDHESHME E ELBASANIT, VENDI QË FSHEH SHUMË “SEKRETE”

Nga dhomat e shtëpisë, zbret në një kishë katakomb deri më tani, unike në Shqipëri. Është vetëm disa metra katrorë dhe mbart vlera historike, fetare dhe kulturore.

Kisha e vjetër gjendet brenda lagjes “Kala” në Elbasan, nën themelet e banesës ku është rritur edhe prifti 20-vjeçar, Nikolla Xhufka, i cili, vendosi ta zbulojë për të gjithë.

Vlerat historike që kjo Kishë ka, e para është lipsani i Shën Jovan Vladimirit, që është një vlerë shpirtërore e jashtëzakonshme. Një vlerë tjetër e shtuar, është që kjo kishë është ndërtuar sipër murit të kalasë. Nuk besoj se e ka hasur ndokush”, pohoi prifti Nikolla Xhufka.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult