Promovimi si dhe ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqipe nëpër botë, është meritë e diasporës tonë. Për ta lehtësuar këtë mision tejet të rëndësishëm “dua marketplace” në bashkëpunim me librarinë “Dukagjini” në Prishtinë po mundësojnë dërgimin e librave shqip kudo në botë.
Kësaj mundësie e këtij vullneti për të pasur dhe për të përhapur librin shqip, i janë përgjigjur qysh në ditët e para qindra bashkëatdhetarë tonë jashtë, por edhe brenda vendit.
Shumëllojshmëri librash, dërgesa në gjithë botën
Lista e librave që mund të gjinden në “dua marketplace” po shkon duke u pasuruar çdo ditë. Në fondin e librave nga “Dukagjini” nuk mungojnë titujt e Ismail Kadaresë, Fatos Arapit, Ben Blushit, Ibrahim Kadriut, etj. Qëllimi është që raftet e shqiptarëve kudo që janë të mbushën me libra edukativ e arsimor për kulturën edhe vendin tonë. Mirëpo edhe me libra që kanë vlera të mirëfillta letare. Për të gjithë të pasionuarit pas leximit në gjuhën amtare, ofrohen edhe best seller botërorë, të përkthyer me mjeshtri në gjuhën shqipe.
Të gjitha porositë dhe dërgesat bëhen në të gjitha vendet e botës deri në shtëpi. Kështu pa u brengosur dhe pa u ngarkuar libri shqip mërrinë në shtëpinë e çdo libërdashësi.
Përkrahja e diasporës tonë fuqizon kulturën dhe prodhimet vendore
Përkrahja e prodhimeve të vendeve shqipfolëse si dhe promovimi i kulturës shqipe është një mision që duhet ta çojë përpara secili shqiptar. Për këtë arsye “dua marketplace” ka vënë në dispozicionin e shqiptarëve kudo që janë libra, piktura, rroba, stoli, e shumë produkte të tjera, që prodhohen nga shqiptarët për shqiptarët. E gjitha kjo po bëhët vetëm me një qëllim. Që shqiptarët të ndihen të përfaqësuar dhe krenar me çdo gjë që vjen nga vendi i tyre. Që ata të kenë mundësi të përkrahin kulturën dhe artizanatet vendore, pa marrë parasysh ku ndodhen në botë!