Viti 2023 shënoi 60-vjetorin e romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, librit që i dha famë botërore shkrimtarit Ismail Kadare, duke shitur mbi 6 milionë kopje.
Shtëpia “Studio Kadare” Tiranë dhe Muzeu “Kadare” Gjirokastër, organizuan me rastin e këtij përvjetori, një takim letrar në shtëpinë e shkrimtarit Kadare, të kthyer në muze. Ishte një takim frymëzues me plot të pathëna mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1963, në Tiranë. Një vit më herët, Kadare e kishte botuar edhe në formën e një tregimi, të cilin e përpunoi dhe e solli në formën që njihet sot.
Vepra është përkthyer në shumë gjuhë të botës, duke i dhënë shkrimtarit njohje në arenën ndërkombëtare. Gazeta nga më prestigjiozet kanë bërë recensione për të, por “Le Monde” e Parisit e ka futur në listën e 100 librave më të mirë të shekullit XX.
Vepra ka frymëzuar edhe disa regjisorë, të cilët kanë realizuar filma artistikë bazuar mbi romanin më të famshëm të Kadaresë./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE NDEROHET ME DEKORATËN “UKSHIN HOTI”, RRËFEN NJOHJEN ME TË: JA PËR ÇKA BISEDONIM…
Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti e ka nderuar me dekoratën ‘Ukshin Hoti’ shkrimtarin tonë të shquar Ismaili Kadare.
Aty, Kadare kujtoi komunikimet e tij me Ukshin Hotin, derisa ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humbasë tek të gjithë në Kosovë.
“Unë e ruaj mendimin më të mirë për të. Ajo çka kemi folur dhe biseduar, i kemi shkruar njëri-tjetrit nëpër letra, mbetet madhore.
Duke i rikujtuar tani, e kuptoj se sa pasuruese ishin këto biseda me të, për atë dhe mua. Natyrisht që ishte një gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit. Ai e jepte këtë ndjesi me këdo që takohej.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult